Një baba i dhënë shumë pas picave i cili nuk ishte larguar nga shtëpia për plot dy vite pasi turpërohej nga vetja dhe pesha, ka arritur t'i humbë 135 kilogramë.

Logan Goodall, 38-vjeç ka deklaruar se 260 kilogramët ia kishin vështirësuar ecjen si dhe vazhdimisht kishte probleme shëndetësore, që madje ia rrezikonin jetën, transmeton Telegrafi.


2 3

Ish-punëtorit të kopshteve kishte filluar t'i dalë nga kontrolli pesha në vitin 2010, pasi nuk mund të pajtohej me faktin se është shkurorëzuar dhe babai i tij nuk ishte më në mesin familjarëve të tij.

Babai i dy fëmijëve u detyrua ta lë punën, pasi mbipesha i shkaktonte probleme dhe nuk mund të kryente punët që dikur i kishte bërë.

3 2

Në kulmin e mbipeshës, ai vishte rrobat 7XL dhe assesi nuk mund të qëndronte prapa timonit, dhe kështu u dëshpërua dhe për plot dy vite nuk u largua nga shtëpia.

Logan që i ka dy fëmijë Alexander, 13, dhe Allison, 10, i konsumonte mbi 6 mijë kalori në ditë duke shijuar në maksimum pica, pije të gazuara dhe ushqime tjera të yndyrshme.

4 1

Por, gjithçka ndryshoi kur në janar të vitit të kaluar, përfundoi në spital për shkak të problemeve me frymëmarrje që i kishte.

Niveli i oksigjenit tek Logani ishte shumë i ulët, dhe si rezultat i mbipeshës u diagnostifikua me diabet dhe vazhdimisht kishte probleme me shtypjen e lartë të gjakut dhe frymëmarrjen.

5

Megjithatë, stafi i spitalit në Iowa inkurajuan këtë burrë që të mos dorëzohet dhe të ndryshojë për të mirë.

Dhe pasi që hoqi dorë nga picat dhe i zëvendësoi me mish pule dhe sallata, për 15 muaj arriti t'i humb 135 kilogramë. /Telegrafi/

6

Ai tani peshon 125 kilogramë dhe i vesh rrobat me numër 2XL. Logan ka pranuar se pas dy viteve "burgim" në shtëpi, po mund të shëtis nëpër qytet pa ndonjë problem. /Telegrafi/