Qëndrim Thaçi tregon në detaje se si lindi ideja e prodhimit të superveturës së parë shqiptare që do të kushtojë 1.7 milion euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka realizuar ‘podcast-in’ e radhës, ku mysafir ka pasur sipërmarrësin shqiptar nga komuna e Drenasit, i cili jeton dhe vepron në Itali, Qëndrim Thaçi.
Ky i fundit, ka prezantuar ditë më parë superveturën e parë shqiptare Illyrian Pure Sport gjatë një ekspozite në Torino, TREDITECH.
Thaçi ka treguar se si ka lindur ideja për të ndërtuar një ndër veturat më të shpejta në botë.
“Kur isha fëmijë dhe po lozja, godita topin dhe ai shkoi drejt një veture Ferrari, i cili sot ka vlerë prej 40 milionë eurove. Enzo Ferrari më qortoi duke më thënë ‘a e din se çfarë veture ke goditur’. Aty kanë lindur shkëndijat e para të dashurisë për veturat”, pohoi ai.
Ai tregoi se kishte mbajtur premtimin që të bëhet stomatolog siç kishte ëndërruar babai i tij, megjithatë Thaçi ëndërronte të ndërtonte veturën.
“Kam shitur gjithë pasurinë, shtëpitë që kisha. Gjithçka për të prodhuar veturën”, zbuloi ai duke thënë se më pas ka studiuar dhe analizuar shumë vetura – nga inxhineringu deri tek homologimi – dhe kështu ka filluar të krijojë idenë e veturës së parë shqiptar.
Thaçi thotë se vetë e dizajnon çdo detaj të veturës dhe pastaj iu dërgon inxhinierëve për të evidentuar lëshimit që ka bërë pasi që nuk lejohet të bësh gabime me veturat me shpejtësi të lartë.
Ai pohoi se vetura “është krejtësisht prej karboni. Peshon 1250 kilogramë dhe ka maksimalisht 950 kuaj/fuqi. Shpejtësia arrin në 375 km/h. Ka një motor 3.0 litërsh Twin Turbo me 950 kuaj/fuqi. Vetura prodhohet në Torino. Dëshira ime është që të bëhet në dy shtetet tona”.
Sipërmarrësi më tutje shtoi se tashmë ka marrë porositë e para, “kjo veturë ka numrin e limituar. Do të prodhohen vetëm 27 copa ndërsa vlerën ia kam caktuar unë. Dhe nuk do të jetë e lirë. Kjo pasi që kem investuar në të. Pas këtyre 27 njësive, vetura do të pësojë disa ndryshime dhe do të del marka e re”.
Ai ka treguar se pse do t’i prodhojë vetëm 27 vetura të kësaj marke, “ka një rregull. Nëse dëshiron ta mbanë emrin lartë në treg, duhet të kesh një veturë super ekskluzive”.
Ndryshe, Thaçi ka qenë i përfshirë në projekte shumë të mëdha sikurse për brendet Ferrari dhe Lamborghini.
Në vitin 2016 kishte themeluar kompaninë Arrera, e cila fillimisht ishte thjesht firmë jofitimprurëse, por që gjatë viteve e kishte bërë fitimprurëse.
Ai ka inicuar një ide për të hapur një shkollë në Kosovë për dizajn inxhinierik dhe për inxhinieri mekanike për të gjithë adhuruesit e makinave që duan ta ndjekin këtë profesion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Shenjat e reja në ndërruesit automatik të shpejtësive, a e dini se çfarë do të thonë?

A është kjo vetura e re e Jaguarit?

Pse veturat elektrike nuk kanë gomë rezervë?

“Mbreti i peshave të rënda”, Volvo një prej liderëve në tregun e kamionëve

Viti 2013 - një periudhë sfiduese për BMW

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame