Që nga muaji dhjetor kur ndodhi zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, laboratori i toksikologjisë është pothuajse jashtë funksionit. Ndërsa, gjatë muajit mars pritshmëritë janë që ky laborator të funksionalizohet pasi tashmë është emëruar drejtori i ri i laboratorëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe janë kthyer në punë katër punonjës të pezulluar nga puna.
Krahas kësaj, IML-ja ballafaqohet edhe me mungesë të stafit të mjekëve ligjorë, pasi mungon interesimi i mjekëve të rinj për këtë fushë.
Zëvendësdrejtori i IML-së, Ditor Haliti thotë se laboratori i toksikologjisë është duke funksionuar vetëm për raste urgjente, kryesisht për pranim të mostrave.
Si sfidë kryesore për këtë institucion, ai thekson mungesën e stafit në të gjitha fushat e mjekësisë ligjore.
“Instituti i Mjekësisë Ligjore ballafaqohet me sfida çdo ditë në kuptim të funksionalizimit dhe në kuptim të mungesës të stafit të mjaftueshëm që e kemi në të gjitha fushat. Gjithashtu, jemi në një fazë të tranzicionit prej një organizimi të vjetër në të ri të brendshëm dhe i cili për ne paraqet një sfidë dhe e cila duhet të adresohet në periudhën që vjen në vijim…”.
“Laboratori i toksikologjisë prej dhjetorit nuk është duke funksionuar siç duhet, përkatësisht është duke funksionuar në kapacitete vetëm të kufizuara në kuptim të pranimit vetëm të mostrave të cilat janë duke u marr nga salla e autopsisë, ndërsa puna në laborator përveç ndonjë rasti urgjent që deri më tani nuk kemi pasur nuk është duke u kryer në kuptim të realizimit të analizave toksikologjike”, thekson ai.
Haliti shpreson që laboratorin e toksikologjisë i cili është pothuajse jashtë funksionit, ta rikthejnë në punë në mars të këtij viti.
Ai thotë se si IML nuk kanë ndonjë informacion lidhur me mostrat e Astrit Deharit, por që hetimet po vazhdojnë nga ana e Prokurorisë Speciale.

“Ne shpresojmë që tani me ardhjen në pozitë të një drejtori të ri të laboratorëve, laboratori do të filloj funksionalizimin dhe futjen e mostrave në përdorim sa më shpejt që është e mundur…Ne e kemi një plan të punës se si duhet të bëhet rifunksionalizimi i laboratorit dhe ne shpresojmë që brenda jo shkurtit por brenda marsit do të filloj funksionalizimi gradual i laboratorit në kuptim të futjes së mostrave në përdorim pasi deri atëherë kemi punë në sanimin e gjendjes në laboratorë në kuptim të mirëmbajtjes së aparaturave pasi nuk kanë qenë në funksion një kohë dhe tani për tu futur në funksion duhet të mirëmbahen”.
“Njëra është kthyer teknike e laboratorit, dy kimistet dhe tokisikologu mjekoligjor edhe ata janë kthyer në punë me një vendim të Komisionit të Ankesave, mirëpo akoma nuk kanë qasje në laboratorë derisa vazhdon kjo situata për sanimin dhe mirëmbajtjen e laboratorit”, thotë Halili.
Mungesat e shumta në secilën fushë të kësaj njësie, sipas Halitit janë kthyer në ngarkesa për stafin aktual.
“Nuk kemi numër të mjaftueshëm të mjekëve dhe secili nga mjekët ligjorë përveç punës së tyre duhet të mbulojë edhe një fushë tjetër të punës në IML, dikush duhet të merret me punë menaxheriale, dikush duhet ta mbuloj fushën e antropologjisë, histopatologjisë, dikush është i angazhuar në procesin edukativo-arsimor kështu që të gjithë mjekët përveç punës primare, e kanë edhe një punë tjetër apo fushë që duhet ta mbulojnë”.
“Kjo na paraqet vështirësi në punë dhe thash edhe me këtë organizimin e ri që pritet të realizohet kjo do të jetë edhe sfida më e madhe sepse nga mjekët pritet që ta mbulojnë edhe vendin e ngjarjes gjithashtu edhe sallën e autopsisë dhe do jenë edhe disa rregulla të reja që parashihen që të jenë prezentë dy mjekë. Duke marrë parasysh numrin e mjekëve që e kemi kjo për neve do të jetë sfidë e madhe”, shprehet zëvendësdrejtori i IML-së.
Haliti thekson se interesimi i ulët nga mjekët e rinj për të specializuar fushën e mjekësisë ligjore ka sjell këto vështirësi.
Ai konsideron se duhet një promovim më i madh i punës së tyre me qëllim të sensibilizimit të mjekëve të rinj për këtë fushë delikate.
“Problemi kryesor në këtë rast është mungesa e aplikimit apo e ardhjes së kuadrove të reja në fushën e mjekësisë ligjore, në kuptim të mjekëve të rinj të cilët do të shprehnin interesin për të marr një specializim nga mjekësia ligjore”.
“Nuk ka interes të mjaftueshëm ka ndoshta interes nga individë të caktuar sepse jemi në kontakt me mjekët e rinj, ka interes të paktë mundemi me thënë sepse ata e shohin mjekësinë ligjore pak më të rëndë sesa fushat tjera të mjekësisë ndoshta e shohin edhe me më pak perspektivë, por në njërën anë është edhe faji jonë pse ne duhet ta promovojmë punën e mjekësisë ligjore si një ndër hallkat kryesore të zinxhirit i cili mund të kontribuojë për tërë shoqërinë në Kosovë. Na takon neve që ta promovojmë punën tonë, ta sensibilizojmë punën tonë dhe ta nxisim dhe t’i stimulojmë të rinjtë që të aplikojnë në specializimin e mjekësisë ligjore”, konsideron Haliti.
Zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore apelon institucionet përgjegjëse që të bëjnë një planifikim të mirëfilltë të kuadrove.
“Do të vije koha që do të jetë çështje më urgjente sepse stafi që e kemi është duke u plakur, do të vije koha që dikush do të pensionohet kështu që ata duhet të zëvendësohen, për momentin ne ia arrijmë t’i menaxhojmë dhe mbulojmë nevojat që i kemi tani, por do të vije koha kur nuk do të mund t’i mbulojmë, atëherë do të bëhet puna urgjente. Unë kisha apeluar që kjo situatë të tejkalohet duke bërë planifikim tani të mirëfilltë të kuadrove të cilat më vonë do t’i plotësonin këto nevoja”, shprehet ai.
Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?