Kourtney Kardashian u martua në Itali me bashkëshortin e saj, Travis Barker, në një fustan të bardhë të krijuar nga “Dolce & Gabbana”. Ndërsa dje, tregoi se fustani i saj u frymëzua nga një set fotografik të Helmut Newton, ku si modele ishte Monica Bellucci dora vetë

Fushata u krijua në vitet ’90 për “Blumarine”.


785 0 6419b0fb37ce8

Por, sigurisht, fushata nuk ishte e vetmja muzë. Kourt rrëfeu se një tjetër frymëzim lidhej me momentin kur ajo dhe Travis panë videon e “November Rain” nga Guns N’ Roses, një natë para fejesës dhe i thanë njëri-tjetrit se fustani i shkurtër në video duhej të rikrijohej në dasmën e tyre.

785 0 6419b0fb83480

Një tjetër frymëzim? Vetë Portofino, me energjinë dhe të gjithë pamjen, luajti rolin e vet në krijimin e fustanit.

Më pas, “Dolce & Gabbana” sugjeroi që tatuazhi i Shën Mërisë, që Travis ka në kokë, duhet të ishte po ashtu pjesë e fustanit, menjëherë tingëlloi si diçka shumë speciale për çiftin. Nisur edhe nga kuptimi i tatuazhit, i cili lidhet me familjen, besnikërinë dhe respektin reciprok, sigurisht, duhet të ishte në fustan.

skynews kourtney kardashian 5782110

Pra, me pak fjalë, gjithë këto muza krijuan një fustan fantastik dhe pavarësisht komenteve të shumta, Kourt ishte mëse e kënaqur me përfundimin, citon Anabel.

Kourtney dhe Travis u martuan në maj të vitit të kaluar, pasi u fejuan në vitin 2021. Dasma e tyre në Portofino, Itali, u sponsorizua nga "Dolce & Gabbana".

785 0 6419b121a5f51