U zhvilluan dy ndeshjet e para të programit të sonte në Ligën e Kampionëve, ku fitore shënuan Qarabag dhe Newcastle, duke konfirmuar formën e tyre të mirë në fillim të sezonit.

Qarabag vazhdoi nisjen e shkëlqyer në Ligën e Kampionëve, duke regjistruar pas një fitores sensacionale ndaj Benficës edhe një triumf 2-0 kundër Copenhagenit.


Golin e parë e shënoi Abdellah Zoubir në minutën e 28-të, pas një kthimi të topit nga shtylla, duke qetësuar situatën dhe duke e dërguar topin në rrjetë.

Kampioni danez u përpoq deri në fund të barazonte, por nuk arriti të depërtonte në mbrojtjen e fortë të vendasve. Në minutën e 83-të, Addai vulosi rezultatin përfundimtar 2-0 për Qarabag.


Me këtë fitore, skuadra nga Azerbajxhani kryeson grupin, ndërsa kjo ishte humbja e parë e Copenhagenit pas barazimit në ndeshjen hapëse kundër Bayer Leverkusenit.

Në ndeshjen tjetër, Newcastle arriti pikët e para në këtë sezon të Ligës së Kampionëve me një fitore bindëse 4-0 si mysafir ndaj Union Saint-Gilloise të Belgjikës.

Anglezët kaluan në epërsi në minutën e 17-të me Nick Woltemade, ndërsa Anthony Gordon shënoi dy herë nga pika e bardhë në minutat e 43-të dhe 64-të.

Rezultatin përfundimtar 4-0 e vulosi Barnes dhjetë minuta para fundit.


Kjo ishte fitorja e parë për Newcastle, ndërsa Union SG nuk arriti të riprodhonte surprizën pas fitores ndaj PSV-së në ndeshjen e mëparshme.

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app