Partitë politike tashmë hyjnë në javën e tretë të fushatës zgjedhore, dhe të njëjtat po vazhdojnë të shkelin kodin e mirësjelljes, për cka edhe po gjobiten nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
PZAP-ja së fundmi ka publikuar 13 vendime të marra më 25 janar.
LVV ka dorëzuar ankesë në PZAP kundër LDK-së e cila është dënuar me 4 mijë euro, për shkak të vendosjes së posterave të kandidatëve për deputetë në hapësirat/rrugët publike në Suharekë.
Për të njëjtën arsye, LVV ka dorëzuar ankesë edhe ndaj PDK-së e cila është dënuar me 3 mijë euro.
PDK është dënuar edhe me 3 mijë euro të tjera, shkak i ankesës së LVV-së dorëzuar në PZAP, për shkak të një postimi në Facebook të kandidatit Faruk Bojaxhi e ku ka përdorur objekte fetare.
Lëvizja Vetëvendosje është ankuar edhe për subjektin politik Partija Kosovskih Srba (PKS), e cila është dënuar me gjobë prej 3 mijë e 500 euro, për shkak të vendosjes së posterave në hapësirat/rrugët publike në veri të Mitrovicës.
Pavarësisht ankesave të shumta, LVV gjithashtu është gjobitur me 4 mijë euro nga PZAP, lidhur me një ankesë të dorëzuar nga PDK për një video të postuar në TikTok nga kandidati nga radhët e LVV-së, Valon Ramadani.
Gjobës nuk i ka shpëtuar as Koalicioni për Familje. PZAP-ja ka gjobitur Koalicioni për Familje me 5000 euro pas ankesës së bërë nga organizata joqeveritare “CEL Kosova dhe Dylberizmi”.
Organizata kishte dorëzuar ankesë pas postimit të bërë në Facebook nga kandidati i kësaj partie Jeton Haxhimustafa.
Nga 13 vendimet e marra më 25 janar, prej tyre PZAP ka hedhur poshtë 6 ankesa.
Ankesat që nuk janë miratuar ishin nga LVV ndaj Sprska Demokratija, Partisë Demokratike të Kosovës në dy raste si dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës gjithashtu në dy raste.
PZAP ka refuzuar edhe një ankesë të bërë nga PDK ndaj LVV-së.
Fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë ka nisur më 11 janar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe