Nëse të pyesim se cilat janë problemet që i has më së shpeshti në Prishtinë, me siguri përgjigjen e ke në maje të gjuhës.

Problemet si:


- trafiku (që të bën të mendosh se në Prishtinë ka më shumë vetura se banorë)

- mungesa e parkingjeve (që në vend të parkingjeve po shfrytëzohen trotuaret e këmbësorëve)

- ndotja e ajrit (që nuk dihet a është mjegull apo tym)

- qentë endacakë (që na shoqërojnë kudo që shkojmë)

e shumë çështje tjera janë prezente në Prishtinë.

Po cila duhet zgjidhur e para e cila e fundit?

Për me ndodhë ndryshimi që pret, duhet me tregu çka po të shqetëson.

Kjo ndihmon që komuna e autoritetet tjera relevante me kuptu cila çështje ka prioritet për ty si banor i Prishtinës.

Andaj, në këtë pyetësor të shkurtë (1 min.) mundeni me i shpreh shqetësimet tuaja kryesore: Pyetësori për Prishtinën