LAJMI I FUNDIT:

Pyatt: SHBA dëshiron ta shikojë Maqedoninë në rrugën drejt NATO-s

Pyatt: SHBA dëshiron ta shikojë Maqedoninë në rrugën drejt NATO-s

Për Marrëveshjen e Prespës dhe ndikimin pozitiv të saj në stabilitetin e rajonit më të gjerë, por edhe për dëshirën e SHBA-së që të shikojnë Maqedoninë se si avancon në rrugën drejt NATO-s ka folur ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt në një panel diskutim në kuadër të “Thessaloniki summit”, sipas tekstit të publikuar nga agjenda greke e lajmeve.

ANA-MPA transmeton se Geoffrey Pyatt vlerësoi se Marrëveshja e Prespës do të shkojë përpara, ndërsa historia do të jetë shumë falënderuese me kryeministrat e të dy vendeve, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.

Në panel debatin me gazetarin e gazetës greke “Katimerini, Pyatt tha se SHBA-ja tashmë e shikon ndikimin pozitiv të Marrëveshjes së Prespës në rajonin më të gjerë dhe e thekson dëshirën e palës amerikane, që Maqedonia të avancojë në rrugën drejt NATO-s.


Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, Pyatt tha se SHBA-ja po punon shumë për zbatimin e marrëveshjes, në bashkëpunim me partnerët evropianë.

Ambasadori amerikan në Athinë theksoi se Marrëveshja e Prespës nuk është e rëndësishme vetëm nga aspekti gjeopolitik, por edhe nga aspekti ekonomik.