Vladimir Putin i Rusisë po shmang çdo udhëtim jashtë vendit sepse ai nuk ndihet më i sigurt pas sulmeve të përsëritura me dronë dhe një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, sipas disa raporteve të reja.
Këto raportime vijnë pasi të mërkurën, media shtetërore ruse raportoi se Putin nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit turk Tajip Erdogan, duke dërguar në vend të tij kryetarin e Dumës së Shtetit Vyacheslav Volodin.
Por Putin nuk do të marrë pjesë as në një samit të ardhshëm në Indi, i cili fillimisht ishte menduar të ishte personalisht.
Organizatorët e atij samiti të martën njoftuan se formati do të kalonte në virtual.
Ndërkohë një zyrtar i lartë rus i paidentifikuar i cituar nga gazeta e pavarur Verstka tha se vendimi i Putinit për të qëndruar brenda kufijve të Rusisë ka të ngjarë për shkak të urdhrit të Hagës për arrestimin e tij, thuhet në një shkrim të Daily Beast, të transmetuar edhe nga Business Insider, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus në mars, duke e akuzuar atë për krime lufte për dëbimin e detyruar të fëmijëve nga Ukraina.
Dhe sipas burimit, edhe sulmet e fundit me dronë në Moskë e kanë lënë të trembur edhe Putinin.
Ndjenja “prapa skenave të Kremlinit”, citohet të ketë thënë burimi, ishte se Putini ishte i shqetësuar për të udhëtuar kudo: “Ai nuk ka ndjenjën e sigurisë”.
Ndërsa në Moskë u raportua për një sulm me dron, The Moscow Times raportoi të mërkurën se Putin ka shumë të ngjarë në rezidencën e tij në Novo-Ogaryovo kur mbrojtja ajrore rrëzoi një dron që po shkonte drejt tij vetëm disa milje larg.
Një burim pranë Kremlinit tha për gazetën se udhëheqësi rus u zgjua herët nga ekipi i tij i sigurisë në mes të sulmit.
Por presioni po rritet edhe në lidhje me urdhër-arrestin e Hagës: Grupet e opozitës në Afrikën e Jugut kanë kërkuar që qeveria e tyre të ndalojë Putinin nëse ai merr pjesë në samitin e BRICS që do të mbahet atje në gusht.
Ndërsa autoritetet e Afrikës së Jugut njoftuan se do t’u jepnin “imunitet” pjesëmarrësve të samitit, ata shtuan në mënyrë të fshehtë se imuniteti “nuk anulon asnjë urdhër që mund të jetë lëshuar nga ndonjë gjykatë ndërkombëtare kundër çdo pjesëmarrësi të konferencës”.
Ndërkohë, thuhet se janë ngritur ‘billboarde’ në Afrikën e Jugut që i thonë presidentit Cyril Ramaphosa të “arrestojë Putinin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës