LAJMI I FUNDIT:

Putini mund të vritet nga gjeneralët, vdekja do të paraqitet si sulm në zemër – profesori britanik tregon dy emra që mund ta zëvendësojnë atë

Putini mund të vritet nga gjeneralët, vdekja do të paraqitet si sulm në zemër – profesori britanik tregon dy emra që mund ta zëvendësojnë atë

Vladimir Putin mund të përballet me vrasjen në një grusht shteti, ndërsa gjeneralët rusë janë të zemëruar për trajtimin e tij katastrofik të luftës në Ukrainë.

Autokrati “mund të nxirret jashtë” nga shërbimet e tij të sigurisë në një vdekje që mund të mbulohet në heshtje, thjesht si rezultat i shëndetit të tij të dobët – siç është një atak në zemër.

Dhe më pas “Vlad” mund të zëvendësohet nga një udhëheqës edhe më i ashpër, i cili mund të dërgojë trupat ruse përsëri drejt Kievit.


Kështu së paku mendon eksperti i sigurisë, Dr. Rod Thornton, një profesor në studimet e konfliktit dhe sigurisë në King’s College në Londër, përcjell Telegrafi.

Pas 100 ditësh luftë - cili është pozicioni i Putinit dhe ku qëndron Ukraina?
Lexo po ashtu Pas 100 ditësh luftë - cili është pozicioni i Putinit dhe ku qëndron Ukraina?

Siç ka thënë ai për The Sun Online, gjeneralët ushtarakë rusë po humbasin durimin me udhëheqësin e tyre dhe duan që ai të largohet.

“FSB [Shërbimi i Sigurisë së Rusisë] mendon se Putini duhet të hiqet sepse ai është treguar i butë me Ukrainën”, ka thënën në fillim ai.

“Ai është tërhequr nga Kievi. Ai tani vetëm po përqendrohet në Donbass”.

Dhe Dr. Thornton mendon se njësia e inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU, mund të ishte “më e mira” për të hequr Putinin dhe mund të lëvizë së shpejti nëse shohin se trupat humbasin terren në Ukrainën lindore.

“Ata kanë inteligjencën për ta bërë këtë”, ka thënë ai për The Sun Online.

“Nëse doni të bëni një grusht shteti në pallat, dëshironi ta mbani atë shumë të fshehtë dhe shumë të qetë”.

“Do ta detyroni GRU-në ta bëjë këtë dhe atyre u është dhënë gjithnjë e më shumë pushtet gjatë javëve të fundit”.

Ai tha se një grup i vogël oficerësh të lartë të sigurisë mund t’i afrohej Putinit me një ultimatum për të lënë detyrën ose të vritet.

“Pastaj ju i bëni njerëzit në televizion të thonë se Putini nuk ka qenë mirë dhe pastaj keni një udhëheqës të ri”, shpjegoi profesori, përcjell Telegrafi.

Vladimir Putinit "i janë dhënë tri vjet jetë" dhe "po humbet shikimin për shkak të sëmundjes" - shkruajnë mediat britanike
Lexo po ashtu Vladimir Putinit "i janë dhënë tri vjet jetë" dhe "po humbet shikimin për shkak të sëmundjes" - shkruajnë mediat britanike

Një vlerësim i tij vjen në kohën kur Putini është nën presion në rritje nga gjeneralët e tij për agresionin e tij në Ukrainë.

Rusia tani ka humbur rreth 30,000 ushtarë, ka parë mijëra tanke dhe aeroplanë të shkatërruar, madje ka humbur anijen e saj në Detin e Zi – Moskva.

Në anën tjetër, automjetet ruse të djegura mbushin fshatrat e Ukrainës në ato që quhen “varreza tankesh” – së bashku me kufomat e mijëra ushtarëve rusë të grumbulluar.

Dhe rreth 100 ditë që nga fillimi i agresionit, Rusia ende nuk ka arritur asnjë nga objektivat e saj kryesore ushtarake.

Për më keq për Putinin, forcat e rraskapitura ruse u detyruan të tërhiqen nga Kievi në prill.

Ato gjithashtu kishin humbur terren në Donbass me Kharkivin që ishte qyteti i fundit që u “çlirua” nga trupat ukrainase.

Është ky nivel i shkatërrimit dhe “viktimat e mëdha” që po i kthejnë zemrat dhe mendjet e oficerëve rusë kundër Putinit, pohon Dr. Thornton.

“Ushtria nuk mund të vazhdojë me humbjen e njerëzve”, tha ai. “Po i mbarojnë trupat, po i mbarojnë raketat, po i mbaron gjithçka”.

Në pjesën e fundit, profesori thotë se në rast të një grushti shteti, gjeneralët rusë do të tërhiqnin në mënyrë të fshehtë njësitë e tyre më të mira nga vija e frontit dhe do t’i marshonin drejt Moskës.

“Ata janë trupat më të mira, prandaj janë trupat më të besueshme, prandaj ju mund t’u tregoni atyre se çfarë të bëjnë dhe ata do të binden”, ka thënë ish-këmbësori britanik.

“Lëvizjet e tyre do të kapeshin nga satelitët dhe kjo do të ishte një shenjë e sigurt se diçka e keqe po ndodhte për Putinin”.

Putini iu nënshtrua trajtimit për kancer të avancuar në prill, thotë raporti i inteligjencës amerikane
Lexo po ashtu Putini iu nënshtrua trajtimit për kancer të avancuar në prill, thotë raporti i inteligjencës amerikane

Pavarësisht këtyre, akademiku i mbrojtjes paralajmëroi se një grusht shteti do të çonte në një rezultat më të keq për Ukrainën dhe Perëndimin.

“Dhe nëse kemi një grusht shteti për të zëvendësuar Putinin, ai do të zëvendësohet me dikë më të ashpër. Dikush që është më i vështirë në luftën e Ukrainës se Putini”.

Në këtë kontekst, ai supozon se Putini mund të zëvendësohet nga gjenerali Valery Gerasimov, i cili kryeson ushtrinë ruse, ose ultranacionalisti Alexander Bortnikov, i cili drejton FSB-në.

“Rusëve u është thënë se janë në luftë kundër nazistëve, kështu që kushdo që merr pushtetin nuk mund të thotë papritmas: oh, ne po dorëzohemi. Ne tërhiqemi nga Ukraina”.

“Kjo do të ishte si të thuash ‘oh, ne jemi mundur nga nazistët’ dhe asnjë lider në Rusi nuk do të mund të jetonte me këtë”.

Ndërkohë ai shtoi: “Kam frikë nga përdorimi i armëve bërthamore taktike për të dërguar një mesazh nga ushtria ruse se ata janë seriozë për Ukrainën, kështu që ju mund të shihni një qytet të vogël të goditur nga një raketë bërthamore”.

‘Kasapi i Sirisë’: Iu caktua roli i ri në luftën në Ukrainë në prill, ku është 'zhdukur' komandanti i lartë i Putinit?
Lexo po ashtu ‘Kasapi i Sirisë’: Iu caktua roli i ri në luftën në Ukrainë në prill, ku është 'zhdukur' komandanti i lartë i Putinit?

“Kjo mund të ndodhë nëse forcat e vijës së ashpër hyjnë, apo edhe nëse Putini qëndron, pasi ata do të duan të dërgojnë një mesazh në përputhje me doktrinën ruse të ‘Udarit’, që do të thotë tronditje masive në rusisht. Ju do të tronditni armikun tuaj për t’u dorëzuar dhe do të fitoni”.

“Nuk ka rrugëdalje të lehtë për Ukrainën apo Rusinë”, nxjerr përfundimin profesori.

“Si mund të organizoni një marrëveshje paqeje mes atyre që rusët pretendojnë se janë nazistë dhe atyre që ukrainasit pretendojnë se janë djemtë që sillen si nazistët? Unë nuk mund të shoh një zgjidhje”.

“Sido që të jetë, Putini nuk do të jetë aty për shumë kohë të gjatë. Ose vdes natyrshëm ose largohet nga një grusht shteti. Kështu e shoh unë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Botë

"Këtë nuk e vendos Putini", shefi i NATO-s zbulon se kur Ukraina do t'i bashkohet aleancës

Botë
Pamje befasuese që tregojnë se sa e fuqishme ishte stuhia e borës në jug të SHBA-së

Pamje befasuese që tregojnë se sa e fuqishme ishte stuhia e borës në jug të SHBA-së

Amerika
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Kalo në kategori