LAJMI I FUNDIT:

“Putin i shpëtoi atentatit”: Zyrtari i lartë ukrainas i sigurisë tregon kohën dhe nga kush u tentua një gjë e tillë!

“Putin i shpëtoi atentatit”: Zyrtari i lartë ukrainas i sigurisë tregon kohën dhe nga kush u tentua një gjë e tillë!

Është bërë një përpjekje për të vrarë presidentin rus Vladimir Putin, ka pohuar një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë në një intervistë me gazetën Ukrayinska Pravda.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, në një intervistë me Pravda, Kyrylo Budanov, kreu i drejtorisë kryesore të inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, tha se përpjekja për vrasje u bë pas fillimit të agresionit në Ukrainë, në shkurt.

"Kurrë nuk kam qenë kaq i turpëruar": Diplomati rus në OKB jep dorëheqjen për shkak të luftës në Ukrainë
Lexo po ashtu "Kurrë nuk kam qenë kaq i turpëruar": Diplomati rus në OKB jep dorëheqjen për shkak të luftës në Ukrainë

Ai vazhdoi të thotë se lideri rus u sulmua nga përfaqësues të rajonit të Kaukazit, i cili ndodhet midis Detit të Zi dhe Detit Kaspik.


Sidoqoftë, asnjë provë nuk është paraqitur deri më tani – dhe Sky News shkruan se nuk e ka verifikuar pretendimin.

Zoti Budanov i tha gazetës ukrainase: “Kishte një përpjekje për të vrarë Putinin. Ai madje u sulmua, thuhet, nga përfaqësues të Kaukazit, jo shumë kohë më parë”.

Ata nuk duan të bëhen "mish për top": Rrëfimet e ushtarëve të Putinit që duan të largohen nga lufta në Ukrainë - disa edhe duke lënduar veten
Lexo po ashtu Ata nuk duan të bëhen "mish për top": Rrëfimet e ushtarëve të Putinit që duan të largohen nga lufta në Ukrainë - disa edhe duke lënduar veten

“Ky është një informacion jo publik, ka qenë një përpjekje absolutisht e pasuksesshme, por ka ndodhur realisht, ka qenë rreth dy muaj më parë”.

“E përsëris, kjo tentativë ka qenë e pasuksesshme. Nuk ka pasur asnjë publicitet për këtë ngjarje, por ka ndodhur”.

Një pretendim i tillë vjen pas atij në të cilin zyrtarët e lartë të sigurisë ruse kishin thënë se mendojnë që lufta në Ukrainë është “e humbur”, duke sugjeruar se regjimit të Vladimir Putinit mund t’i vijë fundi, sipas një eksperti për kërcënimet e sigurisë të lidhura me Rusinë.

“Elita e informuar” brenda forcave të sigurisë “e kupton se lufta është e humbur”, citohet të ketë thënë hetuesi kryesor i Bellingcat për Rusinë, Christo Grozev.

Për të pasur një shans për të fituar luftën, kishte vlerësuar Grozev, presidenti rus do të kishte nevojë për mobilizim të plotë, por kjo do të shkaktonte probleme për të brenda vendit, përkatësisht një mobilizim masiv do të çonte në një “shpërthim social” në Rusi.

Dhe Grozev ka thënë se zyrtarët e sigurisë në FSB, të cilët e dinë se sa ushtarë rusë kanë vdekur, mendojnë se Putini po humbet kontrollin e tij në pushtet.

“Këto janë ato pjesë të forcave të sigurisë që i dinë rreziqet për regjimin dhe ata vetë tani po përgatiten për të ardhmen e tyre”, ka thënë më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori