Vladimir Putin është larguar urgjentisht nga një koncerti për shkaqe sigurie, raportojnë mediat.

Ndërkohë që po qarkullonin lajme se shefi i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin është vrarë pas rrëzimit të një aeroplani në afërsi të Moskës, presidenti rus ishte në koncert.


Lideri rus është shfaqur në këtë ngjarje, e cila i kushtohet 80-vjetorit të fitores së trupave sovjetike në Betejën e Kurskut.

Disa ekspertë kanë sugjeruar se ai mund të jetë pas rrëzimit të aeroplanit që la të vdekur dhjetë persona – por sigurisht, kjo nuk është konfirmuar dhe shkaku ende nuk dihet.

Kujtojmë se kreu i mercenarëve rus, Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër presidentit rus, Vladimir Putinit.

Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Ndryshe, Prigozhin u pa për herë të fundit dje në një video që duket se ishte regjistruar në Afrikë. /Telegrafi/