LAJMI I FUNDIT:

Putin: Ekziston presion i jashtëm për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Putin: Ekziston presion i jashtëm për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

“Politika e SHBA-së seriozisht e ka destabilizuar Ballkanin, ndërsa Rusia do të vazhdojë me bashkëpunimin ushtarak-teknik me Serbinë”, ka deklaruar presidenti rus Vlladimir Putin, në prag të vizitës së tij në Beograd.

Duke folur për marrëdhëniet ekonomike dhe politike me Serbinë, si dhe gjendjen e Ballkanit, presidenti i Rusisë ka dhënë vlerësimin e tij edhe për Maqedoninë, për të cilën tha se ekziston presion për anëtarësimin e saj në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur flasim për situatën në Ballkan, faktor serioz destabilizues paraqet politika e SHBA-së dhe disa vendeve tjera perëndimore, qëllimi i të cilave është përforcimi i dominimit të tyre në këtë rajon. Prej vitit 1999, forcat e NATO-s pa sanksion nga OKB, dy muaj e gjysmë e bombarduan Jugosllavinë, ndërsa me forcë e ndanë Kosovën”.


“Në vitin 2008, Washingtoni dhe bashkëpunëtorët e tyre e mbështetën shpalljen jolegjitime të pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2017, edhe përkundër qëndrimit të gjysmës së popullatës Malin e Zi e tërhoqën në NATO. U frikësuan nga referendumi për këtë çështje dhe tani si rezultat, vendi ka periudhë të jostabilitetit politik”.

“Vitin e kaluar për shkak të anëtarësimit të sforcuar të Maqedonisë në NATO, u shty edhe procesi i miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimit të emrit të shtetit. Pati edhe revizion të bazave të identitetit kombëtar maqedonas”, tha mes tjerash presidenti rus.

Ai përmendi edhe referendumin në Maqedoni, për të cilin tha se u injorua vullneti i shumicës së votuesve.

Ndërsa marrëdhëniet me Bosnjën e Hercegovinën i vlerësoi si të mira, kurse për Kroacinë dhe Slloveninë vlerësoi se ka progres./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori