Pas ndryshimit që ndodhi paralelisht me luftën për çlirim, në shoqërinë kosovare edhe ashtu të paformuar mirëfilli si qytetari politike, i kemi parë së paku tre lloj pushtetesh që kanë zënë rrënjë që në fillim, shumë para politikës, e të cilat në këto 21 vite janë përsëritur si model edhe në politikë.
Së pari ka qenë pushteti i përkthyesve. Në Kosovën e pas 1999-tës, prezenca civile e ushtarake ndërkombëtare e nxori në sipërfaqe nevojën themelore për komunikim në mes vendasve dhe të huajve.
Kështu, ata që zotëronin kodet e këtij komunikimi, përkthyesit, do fillonin të bëheshin referencë e rëndësishme e gjithsecilit. Pa ta, nuk arrije dot as te ndihmat e rindërtimit, as tek fondet e OJQ-ve, as tek trajnimet, e madje as te vetë puna.
Në fillim, si çdo punë e rëndomtë dhe e respektuar, përkthyesit do të ishin mjet e instrument përmes së cilëve shtroheshin nevojat kolektive e individuale të shoqërisë kosovare, përballë administratës shumëkombëshe.
Por, një çarje në këtë raport ndodhi atëherë kur përkthyesit, duke e pasur një monopol në komunikim, filluan të lënin anash transmetimin e shenjave dhe kuptimeve gjuhësore, për t’iu rrokur interpretimit të tyre. E, transmetimi prej interpretimit dallon shumë. Si transmetues, përkthyesi ishte vlerë. Si interpretues, ai u bë faktor.
Por, faktorizimi i përkthyesve nuk ishte i zakonshëm. Ata nuk u dalluan mes vete kush më shumë se tjetri po përkthente me korrektësi. Ata u dalluan mbi atë se kush kishte gjykime më të fuqishme mbi të drejtën dhe të gabuarën e rasteve dhe rrethanave të ndryshme për të cilat përkthenin.
Dhe, kur një monopol i tillë u rrezikua nga hapja e shoqërisë kosovare dhe zotërimi i plotë i gjuhëve të huaja që fliteshin në Kosovë, përkthyesit e rrezikuar nga humbja e monopolit do të shkonin një hap më tutje, duke u kyçur në politikë.
Por, ata nuk u kyçën në politikë për shkak të dijes politike e as aksionit politik. Ata u kyçën në politikë me pretekstin se ishin puritanë të cilët, duke qenë afër ndërkombëtarëve dhe duke komunikuar me ta, e kishin epërsinë morale politike për të marrë drejtimin e institucioneve, pa përfillur shoqërinë, prej realitetit të së cilës arratiseshin duke folur në gjuhë të huaj.
Dallimi në mes përkthyesve që iu futën politikës dhe pjesës tjetër të shoqërisë politike qëndron në faktin se shumica e shoqërisë po e ndërtonte një vetëdije autentike republikane, me të gjitha të mirat e të këqijat e saj. Përkthyesit, në anën tjetër, të cilët nuk e njihnin as politikën dhe as aksionin politik, u specializuan në gjykime, e më shumë në paragjykime, duke e distancuar edhe më tej vetën e tyre nga “polisi” që po lindte në Kosovën e pasluftës.
Ngritja e tyre që më vonë do të përsëritej si cikël në politikën tonë, që nga tentativa e parë dhe edhe sot e kësaj dite, s’ka qenë kurrë dhe asnjëherë asgjë tjetër veçse një ngritje nga gjykimi pa autorizim, i asaj që është dashur thjeshtë ta transmetonin.
Ata, përveç distancimit nga “polisi”, nuk kanë prodhuar kurrë një alternativë për “polisin” veçse janë ankuar vazhdimisht për ritmin e tij të përditshëm. Ata i kanë ndërruar shpeshherë edhe interpretimet, por kanë mbetur besnik ndaj të vetmes gjë: aftësisë konstante për të interpretuar atë që tashmë dihej e s’kishte nevojë të interpretohej, por kishte nevojë të ndryshonte.
PS: Mirënjohës dhe falënderues për punën e përkthyesve të zakonshëm, të cilët vërtetë ishin një hallkë e rëndësishme për komunitete të tëra në fillet e pasluftës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lindon-emerllahu-780x439.jpg)
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht