LAJMI I FUNDIT:

Pushkë automatike, municion, e granata dore – policia jep detaje nga gjetja e armëve në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë

Pushkë automatike, municion, e granata dore – policia jep detaje nga gjetja e armëve në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion ditën e hënë në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se një person derisa ka qenë duke mbledhë hekurina në një vend ku hidhen mbeturinat ka gjetur një armë zjarri dhe mjete shpërthyese.

Pas informatës nga qytetari, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku edhe ka sekuestruar armë tjera dhe municion, transmeton Telegrafi.


“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin vend janë gjetur: një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, tre karikatorë, 360 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 4 granata dore dhe një tromblon. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante të FSK-së dhe KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Gjenden armë, granata dore dhe një tromblon në një fshat të banuar me serbë në Vushtrri
Lexo po ashtu Gjenden armë, granata dore dhe një tromblon në një fshat të banuar me serbë në Vushtrri

Mjetet shpërthyese janë tërheqë nga njësiti i FSK-së, kurse armët dhe municioni janë tërheqë nga njësitë policore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet.

Prelluzha është fshati i banuar nga serbët.

Ndryshe, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, policia ka vazhduar me bastisje në disa lokacione në veri ku edhe ka sekuestruar sasi të madhe të armatimit dhe municionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori