LAJMI I FUNDIT:

Pushimi i stërzgjatur dimëror i dëmton futbollistët

Pushimi i stërzgjatur dimëror i dëmton futbollistët

Edicioni vjeshtor i Superligës në futboll ka përfunduar dhe disa prej skuadrave vazhdojnë që edhe më tuje t’i mbajnë stërvitjet, po jo me intensitet shumë të lartë, pasi që tash kjo fazë e këtyre ushtrimeve zhvillohet dy ose tri herë në javë.

Kështu që përderisa në ligat e ndryshme evropiane kampionati vazhdon dhe zhvillohet edhe për festat e fundvitit, kjo nuk vlen për futbollin kosovar, pasi që nga mbarimi i sezonit vjeshtor e deri tek fillimi i sezonit pranveror që janë pothuajse tre muaj, futbollistët janë shumë pasiv. Ata mundohen që formën e tyre fizike ta mbajnë nën kontroll përmes ushtrimeve të tyre individuale.

Se ky pushim dimëror është i stërzgjatur, e ka pranuar edhe trajneri me përvojë në futbollin kosovar dhe aktualisht trajner i Feronikelit, Afrim Tovërlani.

Ai thotë se ky pushim më së shumti i dëmton futbollistët.


“Padyshim që ky pushim ndikon shumë. Një gjë duhet ta dimë se me gjithë kushtet e vështira infrastrukturore klubet nuk guxojnë t’i lëshon në pushim më tepër se 20 ditë futbollistët. Nuk duhet që të kursejnë një rrogë e lojtarët mos të jenë aktiv.

Tani ka edhe fusha të mbuluara ku mund të punohet sa për ta mbajtur përgatitjen fizike që mos bie në zero. Problemi kryesor është se ndeshje miqësore është me vështirë të aranzhohen, por për të punuar mundemi të gjithë.

Trajnerët kur t’i lëshojnë futbollistët mund t’iu japin nga një program çka të punojnë gjatë pushimit, e kështu që ditën e parë kur të rifillojnë stërvitjet mund ta dimë cilët lojtarë nuk kanë punuar duke iu matur pulsin”, tha për Kosovalive trajneri, Tovërlani.

Për këtë pauzë të stërzgjatur janë të vetëdijshëm edhe futbollistët. Mesfushori kosovar i skuadrës së Trepçës, Shpëtim Idrizi, pranon se kjo pauzë e gjatë është ngërçi më i madh i cili ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e futbollit kosovar.

“Duke u bazuar në kushtet dhe rrethanat që na kaplojnë në tërësi duke ia shtuar edhe infrastrukturën është mëse normale që kjo pauzë për neve sportistëve paraqet një hap mbrapa.

Kjo për arsye se për t’u rikthyer në formë, të duhet se paku tre ose katër muaj. Personalisht mendoj se pushimi dimëror paraqet ngërçin më të madh në futbollin tonë”, shprehet futbollisti Idrizi.

Në anën tjetër edhe ish-futbollisti dhe tani analist i futbollit, Arsim Prepolli, thotë se trajnerët duhet të japin një plan program futbollistëve që ata të mos e ndërprejnë krejtësisht aktivitetin sportiv.

“Është i padiskutueshëm që pushimi i stërzgjatur dimëror në futbollin tonë ndikon negativisht në përgatitjen fizike tek futbollistët.

Trajnerët tanë duhet që t’iu japin planprogramin secilit lojtarë që të punojnë në pauzë, përndryshe futbollistët do jenë të hendikepuar apo të dëmtuar fizikisht.

Nëse trajnerët nuk kanë planë të caktuar, atëherë futbollistët duhet vet të gjejnë mënyrën të stërviten në mënyrë individuale mos të ndalen, sepse ata vetës i bëjnë dëm dhe askujt tjetër. Kështu ata duhet të jenë sa më të përgatitur para stërvitjeve që fillojnë me klubet e tyre”, nënvizoi Prepolli.

Që futbollistët të mos e ndërprejnë tërësisht aktivitetin sportiv, saktësisht stërvitjet, ata për ta mbajtur në nivel të duhur formën fizike, zgjedhin fitnesin që del të jetë shpëtimtari i tyre i vetëm.

Gen Zeqiriaj,trajner i fitnesit në ‘Fit-in Gym’, thotë se gjatë kësaj pauze dimërore, shtohet numri i futbollistëve të cilët frekuentojnë fituesin.

Ai sqaron po ashtu se ka disa nga futbollistët të cilët pavarësisht pushimit janë gjithmonë aktiv dhe rregullisht ushtrojnë në fitnes. Përveç lojtarëve, Zeqiraj thotë se edhe trajnerët nuk lënë anash formën e tyre fizike.

“Natyrisht pauza e gjatë dimërore dhe ndalja e aktivitetit fizik për një kohë të gjatë ndikon negativisht në formën dhe organizmin e çdo sportisti. Duhet pranuar se mbajta e formës fizike në nivel ndikon pozitivisht te këta lojtarë, andaj edhe shumica prej futbollistëve kosovarë pas përfundimit të stërvitjeve fillojnë dhe ushtrojnë në fitnes.

Futbollistët si Mentor Zhdrella, Lapidar Lladrovci, Shpëtim Babaj, Agon Xhaka janë vetëm disa prej futbollistëve të cilët rregullisht vijnë në fitnes dhe nuk i ndërprejnë asnjëherë ushtrimet.

Andaj janë kryesisht lojtarët e Superligës, ata të cilët më së shpeshti preferojnë që në fitnes t’i zhvillojnë e t’i vazhdojnë ushtrimet fizike”, u shpreh për KosovaLive, trajneri Zeqiraj.

Ai ka treguar po ashtu se futbollistët e njohur shqiptar, si Taulant dhe Granit Xhaka, ani pse në vendin e tyre vijën për pushime, ata as në Kosovë nuk i ndërpresin ushtrimet, duke qenë fitnesi pjesë e pandashme e jetës së tyre.

Kjo tregon qartë se sa e rëndësishme është mbajtja në nivel e formës fizike te futbollistët kosovarë. Në këtë mënyrë kur lojtarët janë në nivel të duhur, natyrisht rritet cilësia e futbollit kosovar.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Kalo në kategori