LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e firmës së falimentuar bllokojnë Gjykatën Themelore të Shkupit

Punëtorët e firmës së falimentuar bllokojnë Gjykatën Themelore të Shkupit

Puntorët e falimentuar nga procesi i privatizimit në Maqedoni e kanë bllokuar Gjykatën Themelore të Shkupit duke protestuar për kërkesat e tyre që çështja e tyre të futet sa më shpejtë në procedurë gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të falimentuarit kërkojnë që të zgjidhet brenga e tyre.

Në të njëjtën kohë në këtë gjykatë është thirrur koordinatorja e tyre Liljana Georgievska për të dëshmuar për prishjen e rendit dhe qetësisë publike në protestat e kaluara të këtij grupi./Telegrafi/