Punimet në parkun e ri të Vushtrrisë afër përfundimit, nis mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativë

Punimet në parkun e ri të Vushtrrisë janë afër përfundimit.
Tashmë në këtë park ka filluar mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativë, shkruan Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se kjo hapësirë do të kthehet në një vend relaksues për qytetarët.
“Pas fazës së parë të punimeve intensive në zonën afër oborrit të xhamisë dhe ish-parkingut të taksistëve, tashmë ka nisur mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativë, që do ta kthejnë këtë hapësirë në një vend relaksues për të gjithë qytetarët”, ka thënë Idrizi.
Idrizi është shprehur se ky park po pasurohet çdo ditë me elemente që do ta bëjnë një vend të dashur për të kaluar kohë cilësore. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































