Punime ndërtimore në autostradën A2 Tetovë - Gostivar

Punime ndërtimore do të fillojnë në autostradën A2 Tetovë - Gostivar te rruga lidhëse për në Negotinë të Pollogut.
Nga dita e nesërme, në orarin 08:00 - 16:00, në 20 ditët e ardhshme do të ketë ndalesë për automjetet e rënda që të lëvizin në këtë drejtim rrugor.
Në vendin e punimeve do të vendoset sinjalistika e duhur, si edhe persona fizik me flamuj.
Komunikacioni do të zhvillohet me radhë në të dy drejtimet rrugore./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































