Një punëtor ka ndërruar jetë pas rënies nga skeletet e një ndërtese në ndërtim në lagjen “Bajram Curri” në Prizren mesditën e së mërkurës.

Viktima, F.A., mashkull 34-vjeçar nga fshati Caravik i Klinës, fillimisht u dërgua në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë, por më pas, rreth orës 16:30, ai ka vdekur në QKUK në Prishtinë, njofton PK.


Në lidhje me rastin, i dyshuari N.B., pronar i kompanisë ndërtimore, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Ai dyshohet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës”.

Policia po vazhdon hetimet, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë ligjore që mund të lindin nga ky incident tragjik./Telegrafi/