LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Jugohromit kërkojnë takim me kryeministrin Emil Dimitriev

Punëtorët e Jugohromit kërkojnë takim me kryeministrin Emil Dimitriev

Punëtorët e Jugohromit këmbëngulin në kërkesën e tyre për rihapjen e fabrikës. Ata kërkojnë takim me kryeministrin Emil Dimitriev që personalisht atij ti kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Inspektoratit të ekologjisë për mbylljen e fabrikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne kërkojmë rrugëdalje nga situata dhe do ndërmarrim çdo nismë çdo gjë, dhe besoj që diçka do të ketë pozitive. Tash edhe Qeveria duhet të sjell vendim, derisa funksionon kemi shpresë se do sjell vendim”, tha Bajram Amiti, kryetar i Sindikatës së Jugohromit.

Të pyetur nga Alsat M, nga Ministria e Ekologjisë thanë se Inspektorati është trup i pavarur dhe vendimet e tij ligjërisht nuk mund t’i shfuqizojë askush. Pavarësisht pohimeve të punëtorëve dhe drejtuesve të Jugohromit për vendosjen e filtrave, punimet nuk zhvillohen sipas dinamikës së paraparë.


“Punët për vendosjen e filtrave nuk ecin me dinamikën e paraparë. Edhe pse koha është shumë e ngushtë për vendosjen e tyre që të kthehen punëtorët në vendin e tyre të punës, megjithatë deri në këto momente, siç edhe mund ta shihni është vetëm në fazën fillestare vendosja e tyre”.

Ndryshe, ndotja e ajrit në Tetovë gjatë dhjetorit të 2016-ës, është shumë më e ulët në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë kur punonte Jugohromi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori