LAJMI I FUNDIT:

Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb

Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve, Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.

Sipas njoftimit të prokurorisë, dyshimet janë të bazuara se secili nga të pandehurit ka kryer veprën penale të “Spiunazhit”, ndërsa i pandehuri Muharrem Qerimi është akuzuar gjithashtu edhe për “Mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Eksperti çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka thënë se ky rast është shumë shqetësues, pasi të dy të dyshuarit janë akuzuar për aktivitete që mund të dëmtojnë interesat e sigurisë kombëtare të Kosovës.


Islami ka shtuar se është e vështirë të besohet se ata kanë vepruar vetëm në mënyrë individuale, duke theksuar mundësinë e një rrjeti të gjerë spiunazhi që mund të ketë bashkëpunuar me agjentë të tjerë.

Ai gjithashtu theksoi se përpjekjet e AKI-së kanë qenë të suksesshme në zbardhjen e këtij rasti.

Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh
Lexo po ashtu Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

“Nuk është hera e parë që janë arrestuar persona të dyshimtë në lidhje me spiunazhin, por kjo e fundit ishte me specifikisht. Ngase të dy të dyshuarit, ka prova të mjaftueshme se ata vërtetë janë marrë me spiunazh. Dhe duke pas qëllimin e tyre në atë se çfarë është thënë për ta dhe në incizimet që i kemi dëgjuar duke folur me oficerët dhe vartësit e tyre kjo tregon se sa ishin të rrezikshëm në qasjen tyre në raport me marrëdhëniet ndëretnike. Dhe kur dihej që qëllimi i tyre ishte të shkaktohej një incident në enklavat serbe. Kështu që para bashkësisë ndërkombëtarë institucionet dhe populli i Kosovës të dalin si jo miqësor me serbët. Dhe arrestimi i tyre, i cili është ekskluzivisht duke iu falënderuar AKI-së, e cila me një punë, përshkim kishte arritur që për një kohë të gjatë t’i vëzhgojë, incizojë dhe të ketë prova të mjaftueshëm që ata t’i vendos para drejtësisë”, në FIVE të Dukagjinit.

Ai tha se “është e pamundur që ata, individualisht të veprojnë dhe unë dyshoj që kanë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë. Dhe pres që nuk janë vetëm këta dy dhe ka të tjerë dhe organet e hetuesisë do të zbulojnë komplet rrjetin se si janë organizuar dhe çfarë akne dashur të bëjnë”.

“Bashkëpunëtorët ose agjentët e shërbimeve të ndryshme është e pamundur që mos të ketë fushë të veprimit të tyre. Ngase edhe në vendet më të zhvilluara, me agjencitë inteligjente më të zhvilluara, siç janë në Izrael apo SHBA, kemi bashkëpunëtorë apo spiun që punojnë kundër interesave të atij vendi”, ka thënë Islami. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori