Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, sot publikoi raportin “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve 2020”.
Raporti është hartuar nga hulumtuesja Getoarbë Mulliqi Bojaj dhe fokusohet në tre tregues; kornizën ligjore, pozitën e gazetarëve në dhomën e lajmeve, si dhe sigurinë e gazetarëve.
Kryetarja e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, Gentiana Begolli-Pustina, ka thënë se klima e të bërit gazetari në Kosovë është shumë më e rëndë se që pasqyrohet në statistika.
“Klima e të bërit gazetari po rëndohet nga viti në vit. Nga viti në vit rastet e sulmeve në drejtim të gazetarëve po shënojnë rritje. Është shqetësues fakti që gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët edhe për hulumtime tē ndryshme hezitojnë të flasin për censurën, vetëcenzurën dhe shkeljen e të drejtave të tyre nga mediumi ku punojnë. Kjo na lë të kuptojmë se klima e të bërit gazetari është shumë më e rëndë sesa statistikat që ne disponojmë”.
Ndërsa, hulumtuesja e raportit, Getoarbë Mulliqi – Bojaj, shpalosi para të pranishmëve të gjeturat e raportit.
“Marrë parasysh rrethanat përgjatë vitit 2020, në veçanti pas marsit është vërejtur dukshëm tendenca për sulme dhe kërcënime në drejtim të gazetarëve. Më 2018 kemi pasë 17 raste të sulmeve, më 2019 janë raportuar 21 raste, ndërsa gjatë vitit 2020 janë regjistruar 24 raste. Fatkeqësisht, kërcënimet verbale dhe linçimeve nga zyrtarë publikë e politikanë kanë shënuar rritje përgjatë vitit 2020. Teksa, legjislacioni i medieve në Kosovë është shumë i pasur, krahasuar me vendet me demokraci të avancuar, por problemi sipas njohësve ligjorë, si dhe vetë gazetarëve është implementimi i tij.”
Pjesë e panelit të diskutimit ishin edhe Imer Mushkolaj – Drejtor ekzekutiv në KMShK, Yll Zekaj – ekspert ligjor, dhe Dren Gërguri – ligjërues në Universitetin e Prishtinës.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës – KMShK, Imer Mushkolaj, e cilësoi si tejet shqetësuese vetëcenzurën e gazetarëve.
“Dy çështje që për mua janë specifike, e që e tregojnë mënyrën se si funksionojnë gazetarët, është ajo çka e nxjerr raporti sa i përket vetëcenzurës së gazetarëve për shkak se në bazë të fokus grupeve dhe bisedave që janë zhvilluar me gazetarë del se gazetarët jo që kanë presione të drejtpërdrejta nga menaxherët brenda medieve ku ata punojnë, por kanë një lloj vetëcenzure të kuptueshme. Pra gazetarët e dinë se cilat tema nuk duhet t’i prekin, e dinë cilat subjekte qoftë biznesore, qoftë politike nuk duhet t’i prekin për shkak se në këtë mënyrë cenohet interesi i pronarit/mediumit. Ky është një problem jashtëzakonisht i madh për shkak se këtu flasim për një presion jo të drejtpërdrejt por të them më ‘elegant’, në mënyrë që gazetarëve tu bëhet e qartë se çfarë nuk duhet të shkruajnë”.
Eksperti ligjor, Yll Zekaj, theksoi se gjetjet e raportit duhet të jenë udhërrëfyes për institucionet e vendit dhe të gjithë akterët e përmendur në raport.
“Gjetjet e këtij raporti duhen me qenë udhërrëfyes për ata që e gjejnë vetën brenda këtij raporti dhe për institucionet e Kosovës, e sidomos për udhëheqësit e mediave në bazë të gjetjeve që kanë dalë nga ky raport. Kur një konstatim i tillë për bazën ligjore bëhet nga vetë gazetarët, unë nuk kam se çka të them tjetër përveçse ta konfirmoj atë se kemi një bazë ligjore të mirë në letër që ofron mbrojtje qoftë për gazetarët, qoftë për kritikat në drejtim të gazetarëve, por që është krejtësisht ndryshe në praktikë, kemi probleme të zbatueshmërisë në praktikë”.
Teksa, Dren Gërguri – Ligjërues në Universitetin e Prishtinës e vlerësoi punën e AGK-së në evidentimin e saktë të klimës së të bërit gazetari në Kosovë.
“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka puna e gazetarit, nëse shoqëria edhe më herët ka pasë luhatje rreth rëndësisë së profesionit të gazetarëve për një shoqëri. Besoj se pandemia na ka treguar se sa e rëndësishme është gazetaria dhe sa i rëndësishëm është informacioni i saktë dhe i drejtë sepse në pandemi kur të gjithë kërkonin të kishin informacione të sakta, të gjithë i kthyem sytë nga gazetarët. Ata na informonin dhe ne i kthyem sytë nga njerëzit që kanë një pagë e cila nuk iu mjafton për të bërë jetë në këtë vend”, tha Gërguri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!