Seriali “O Sa Mirë” vazhdon të jetë ndër më të shikuarit e momentit në ekranet shqiptare.

Këtë javë, seriali do të shfaqë për shikuesit episodin e 142-të me radhë.


ks4 Foto: O Sa Mirë/YouTube

Në kanalin Youtube është publikuar edhe videoja promovuese e këtij episodi, e cila tregon se çfarë pritet nga personazhet në episodin e ardhshëm.

Këtë herë, aktorët e serialit kanë shkuar në “paintball” për të zhvilluar një lojë atraktive mes njëri-tjetrit.

O SA Foto: O Sa Mirë/YouTube

Ndërkohë, ‘lufta’ e Arbnorit me Llukmanin dhe Hakiun vazhdon, ku këta të fundit mundohen ta rrëzojnë gjakovarin nga froni.

“O Sa Mirë” vjen për shikuesit çdo të diele në orën 20:30. /Telegrafi/