LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamje që tregojnë ushtarët izraelitë duke abuzuar seksualisht me të burgosurit palestinezë, reagon Shtëpia e Bardhë

Publikohen pamje që tregojnë ushtarët izraelitë duke abuzuar seksualisht me të burgosurit palestinezë, reagon Shtëpia e Bardhë

Një kanal televiziv izraelit ka transmetuar pamje që dyshohet se tregojnë ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) duke abuzuar seksualisht me një të burgosur palestinez.

Videoja tregon dhjetëra të burgosur të shtrirë me fytyrë përtokë dhe me duart në pjesën e pasme të kokës.

Njërin nga të burgosurit, ushtarët e dërgojnë në një cep. Më pas, tre ushtarë të tjerë i përdorin mburojat për të bllokuar pamjen.


Vetëm një metër larg, një qen shihet duke lehur ndaj të burgosurit.

Bëhet e ditur se incidenti i cili thuhet se ka ndodhur gjatë muajit korrik në burgun Sde Teiman, është kritikuar ashpër nga Shtëpia e Bardhë si “thellësisht shqetësues” dhe duhet të hetohet plotësisht, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Kur zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, u pyet për videon, ai tha: “Ne e kemi parë videon dhe raportet për abuzim seksual të të burgosurve janë të tmerrshme. Ato duhet të hetohen plotësisht nga qeveria e Izraelit dhe nga IDF”.

“Duhet të ketë zero tolerancë për abuzimin seksual dhe përdhunimin e çdo të arrestuari”, shtoi Miller.

“Nëse ka të arrestuar që janë sulmuar ose përdhunuar seksualisht, qeveria e Izraelit dhe IDF, duhet t’i hetojnë plotësisht ato veprime”.

Gjithashtu, Kombet e Bashkuara kanë kërkuar një “hetim në shkallë të plotë” duke iu referuar “një numri videosh në muajt e fundit që tregojnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, duke përfshirë akte të keqtrajtimit, tortura, dhunë seksuale dhe përdhunim”.

Ndryshe, objekti në rajonin Negev të Izraelit mban shumë palestinezë të dyshuar për pjesëmarrje ose ndihmë në sulmin e 7 tetorit.

Siç raportohet, ata mbahen pa asnjë akuzë, ruhen nga rezervistët e IDF dhe policia ushtarake.

Javët e fundit ka pasur raportime se disa prej të burgosurve janë përdhunuar nga gardianët.

Një zëdhënës i IDF tha: “Pas abuzimit të dyshuar thelbësor të një të burgosuri të mbajtur në objektin e paraburgimit Sde Teiman, bazuar në urdhrin e Korpusit të Avokatit të Përgjithshëm Ushtarak, është hapur një hetim”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori