Balerini i famshëm shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Itali, Kledi Kadiu pak muaj më parë ishte bërë baba.

Artisti ynë tashmë ka kurorëzuar edhe lidhjen me martesë me bukuroshen, Charlotte Lazzari, e cila është 18 vjet më e re.


Dyshja i dha fund beqarisë më datën 29 qershor të këtij viti përmes një ceremoni private dhe mes miqve.

kadiu 1

Megjithatë deri më ditën e sotme nuk kemi parë imazhe të ditës më të lumtur të dyshes, të cilat tek tani janë bërë publike për fansat e tyre.

Sot, publiku i gjerë kanë pasur mundësinë të shohin 44-vjeçarin të veshur me kostum dhe partneren 26-vjeçare me një fustan të bardhë dhe shumë elegant.

Në foto dyshja duket shumë bukur, të buzëqeshur dhe me vajzën e tyre pranë si dëshmitare e këtij momenti të madh.

Ndryshe, Kadiun do ta shohim edhe në projekte të reja në shtetin italian pas pjesëmarrjes në shoun "Amici". /Telegrafi/

kadiu 2

kadiu 3

kadiu 4

kadiu 5

kadiu 6

kadiu 7

kadiu