LAJMI I FUNDIT:

Publikimi i përmbajtjeve nga doracaku për edukim seksual, Lista për Familje kërkon dorëheqjen e Nagavcit

Publikimi i përmbajtjeve nga doracaku për edukim seksual, Lista për Familje kërkon dorëheqjen e Nagavcit

Koalicioni Lista “për Familjen” ka mbajtur konferencë për media në të cilën është kërkuar dorëheqja e ministres Arbërie Nagavci, pas publikimit të përmbajtjeve nga “Doracaku për Mësimdhënës për Edukim Gjithëpërfshirës Seksual.”

Në reagimin e tyre thuhet se Ministria e Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka promovuar këtë doracak më 4 qershor 2021.

Tutje, theksohet se po ashtu në tetor të vitit 2023 MAShTI ka organizuar “Javën e promovimit të shëndetit në shkolla”, ku është folur për “Edukimi seksual gjithëpërfshirës në shkolla”


Anëtarët e Listës “për Familjen” – deputeti Eman Rrahmani, avokati Asdren Bytyqi dhe gazetarja Fatijona Bajraj, kanë thënë se ministrja Nagavci mbanë përgjegjësi të plotë për të gjitha këto.

“Ne i kemi identifikuar dhe analizuar këta doracakë, përmbajtja e të cilëve është antiligjore” – ka thënë ndër të tjera avokati Bytyqi. Sipas tij, ato që prezantohen në këtë dokument, bien ndesh me mënyrën se si parashihet dhe rregullohet familja sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Deputeti Eman Rrahmani, nga ana tjetër, tha që të gjitha këto janë të papranueshme, duke shtuar se “për këtë kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të ministres Nagavci, meqenëse dëmi të cilin e ka shkaktuar tek fëmijët dhe familjet është i pariparueshëm”.

Gjatë konferencës, nëpërmjet një projektori, u shfaqën edhe pjesë nga përmbajtja e doracakut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori