LAJMI I FUNDIT:

PSP sërish kërkon paraburgim për Sead Koçan

PSP sërish kërkon paraburgim për Sead Koçan

Tek gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Kushtetuese sot sërish u debatua për kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike për paraburgim të Sead Koçanit, i cili është i dyshuari i parë në rastin “Trust”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurori i PSP-së Gavrill Bubevski pas përfundimit të seancës gjyqësore deklaroi se mbrojtja me kërkesë të Gjykatës ka dorëzuar njoftim për gjendjen shëndetësore të Koçanit. PSP ka shfaqur dyshim në dokumentacionin mjekësor, për çfarë arsye është kërkuar që mjeku i cili e mjekon Koçanin të thirret para gjykatësit që të tregojë se për çka saktësisht bëhet fjalë. Propozimi i këtillë është refuzuar nga gjykatësi, me ç’rast kanë kaluar në analizë të dëshmive të Gjykatës Supreme, e cila e shfuqizoi paraburgimin për Koçanin.

Pritet që gjatë ditës Gjykata të marrë vendim për atë se nëse do ta pranojë ose do ta refuzojë kërkesën e PSP-së për paraburgim të Koçanit. Gjykatësi i procedurës paraprake ka afat prej gjashtë orëve që ta marrë vendimin, por mendoj se për shkak se i dyshuari sot nuk ishte i pranishëm në Gjykatë, ky afat do të prolongohet”, tha prokurori Bubevski.


Avokati i Koçanit, Nikolla Dodevski, deklaroi se gjendja shëndetësore ka qenë jashtëzakonisht serioze dhe se kjo është arsyeja që biznesmeni ka qenë më shumë se dy muaj jashtë shtetit, njofton AIM.

Vendimi i parë për paraburgimin u soll në mars. Koçan nuk ishte i kapshëm për organet e ndjekjes pothuajse dy muaj, por edhe krahas kësaj Gjykata Supreme ia shfuqizoi paraburgimin dhe e ktheu rastin në vendosje të sërishme. Mbrojtja e Koçanit pohonte se ai është në udhëtim zyrtar. Koçan në Maqedoni është kthyer të premten në mesnatë dhe menjëherë është paraqitur në Klinikën e kardiologjisë në Shkup.

Ndërkohë në Gjykatën Penale është formuar këshill i ri penal sipas radhitjes së re të kryetarit të GJTHSH-Shkupi 1, Stojançe Ribarev. Këshilli i ri penal lëndën e ktheu tek gjykatësi i procedurës paraprake.

Koçan është i dyshuar në hetimin e PSP-së në të cilën janë të dyshuar edhe subjektet juridike “Transmet”, “Sileks nemetali ST” dhe “VATO” për dokumente të falsifikuara për pjesëmarrje në tender të Centraleve të Maqedonisë (ELEM). Sipas PSP-së, konsorciumi nga tre firmat ka realizuar dobi pronësore kundërligjore në vlerë prej rreth 17 milionë euro gjatë furnizimit publik për gërmim të skorjeve në minierën “Suvodoll” në nëntor të vitit 2011. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive

Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive

Lajme
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori