Telefoot në Francë raporton se Paris Saint-Germain po e rivalizon Arsenalin për huazimin e Jorginhos nga Chelsea në këtë afat.

The Blues janë të gatshëm që të heqin dorë nga mesfushori italian, derisa në verën e kaluar kërkonin 50 milionë euro nga shitja e tij, kur Juventusi ishte në garë.


Korrespodenti i Telefoot, Saber Desfarges, raporton se Arsenali është favorit në garë, por gjërat mund të ndryshojnë.

jorginho 2

PSG është duke tentuar që të transferojë po ashtu Jorginhon, derisa mund të bindet nga Alessandro Florenzi dhe Marco Verrattin që t’u bashkohet në Parkun e Princave.

Lojtari 28-vjeçar kishte kaluar te Chelsea në verën e vitit 2018 për 57 milionë euro, mirëpo nuk po pëlqehet nga Frank Lampard.

Ai arriti të shënonte nga penalltia në fitoren 3-1 kundër Brightonit, Alisson Becker i priti penalltinë në humbjen 2-0 ndaj Liverpoolit dhe ishte në bankën rezervë në barazimin 3-3 ndaj West Bromit të shtunën mbrëma. /Telegrafi/

telegrafi sport app