LAJMI I FUNDIT:

PSG pranon vendimin e shtetit francez, por Al-Khelaifi merr një vendim të çuditshëm

PSG pranon vendimin e shtetit francez, por Al-Khelaifi merr një vendim të çuditshëm

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka zbuluar se klubi i tij do të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon edhe nëse ndeshjet në shtëpi mbahen jashtë vendit.

Kampionët aktual francezë patën një epërsi prej 12 pikësh në krye të Ligue 1 para se sezoni të pezullohej për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Dhe Franca njoftoi të martën se Ligue 1 dhe Ligue 2 nuk do të rifillojnë pasi u mor një vendim ndalimi i ngjarjeve sportive deri në shtator.


Zyrtare: Kryeministri francez merr vendim për mbylljen e kampionatit në Ligue 1 dhe Ligue 2
Lexo po ashtu Zyrtare: Kryeministri francez merr vendim për mbylljen e kampionatit në Ligue 1 dhe Ligue 2

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Al-Khelaifi ka thënë se ata “respektojnë vendimin e qeverisë franceze”.

Sidoqoftë, pronari i PSG-së shtoi se klubi i tij do të vazhdojë të luajë në Evropë nëse UEFA do të rifillojë turneun në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Ne e respektojmë vendimin e qeverisë franceze”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi.

“Me marrëveshje të UEFA-s, ne synojmë të marrim pjesë në fazën e fundit të Ligës së Kampionëve në vendet dhe datat ku do të organizohet”.

“Nëse nuk është e mundur të luash në Francë, ne do t’i luajmë ndeshjet tona jashtë vendit dhe do të sigurohemi për kushtet më të mira të sigurisë shëndetësore për lojtarët dhe stafin tonë”, përfundoi ai.

PSG arriti të kalojë tutje në çerekfinale të garës elitare ekipore evropiane pasi mposhti Borussia Dortmundin në fazën e eliminimit direkt.

UEFA raportohet se po shikon opsionet për përfundimin e Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve në Gusht pasi të kenë përfunduar sezonet vendase.

Sipas raportimeve, finalja e Ligës së Kampionëve mund të mbahet më 29 gusht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Ndërkombëtare
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori