Paris Saint-Germaini është kualifikuar në finale të Kupës së Francës pas fitores bindëse kundër Nantes (3-0) në Parc de Princes.

Marco Verratti shënoi i pari (29') dhe ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.


Rezultatin e dyfishoi anësori fantastik, Kylian Mbappe (85'), me një gol të shënuar nga pika e bardhë.

Dani Alves u kujdes për ta vendosur rezultatin përfundimtar duke shënuar në minutat shtesë.

Me këtë fitore, Paris Saint-Germaini është kualifikuar në finale të Kupës së Francës, ku do të luajë përballë Rennes.

Në fazën gjysmëfinale, Rennes e eliminoi Lyonin duke fituar me rezultat 3-2 në udhëtim. /Telegrafi/

telegrafi sport app