Paris Saint-Germain ka fituar ndaj Monacos në finale të Kupës së Ligës me rezultat 3-0.

Gjiganti parisien ka koleksionuar trofeun e parë për këtë sezon, pasi ka fituar Kupën e Ligës, duke e mposhtur Monacon në finalen e zhvilluar në Matmut Atlantique.


PSG 1

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tetë minutave lojë, ku Edinson Cavani u tregua i saktë nga penalltia duke shënuar për 1-0.

PSG nuk i ndali sulmet dhe shpejt gjeti edhe golin e dytë të ndeshjes, me Angel Di Marian, i cili shënoi në minutën e 21-të për 2-0 pas asistimit të Kylian Mbappe.

di maria

Deri në fund të pjesës së parë pati edhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur të ndryshojnë shifrat.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabartë, por ishin parisienët, të cilën shënuan edhe një gol dhe siguruan fitoren.

cavani 1

Ishte sulmuesi kryesor, Cavani, i cili vulosi fitoren në minutën e 88-të duke shënuar për 3-0 pas asistimit të Mbappe.

mbappe 1

Pasi ngritën lart trofeun e Kupës së Ligës, Federata Franceze e zgjodhi talentin francez, Mbappe, si lojtarin më të mirë të finales. /Telegrafi/

telegrafi sport app