Paris Saint-Germain ka shënuar një fitore të vështirë 3-2 ndaj Metz, në një ndeshje të mbushur me ritëm, gola dhe emocione, ku gjithçka mbeti e hapur deri në fund.

Avantazhi për PSG-në erdhi në minutën e 31-të, kur Gonçalo Ramos u hodh me guxim në një krosim të saktë nga Kang-In Lee dhe me një goditje të fuqishme me kokë nga afërsia e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë, pa i dhënë asnjë shans portierit Jonathan Fischer për rezultatin 0-1.


Parisienët vazhduan dominimin dhe vetëm pak minuta më vonë arritën të dyfishojnë epërsinë. Në minutën e 39-të, Ibrahim Mbaye asistoi për Quentin Ndjantou, i cili përfitoi nga një top i shërbyer në zonë dhe realizoi lehtësisht në portën bosh për 0-2.

Metz reagoi në pjesën e dytë dhe u rikthye në lojë në minutën e 56-të. Topi i kthyer jashtë zonës përfundoi te Jessy Deminguet, i cili pa hezitim lëshoi një goditje të fortë që përfundoi në pjesën e sipërme të rrjetës, duke ngushtuar shifrat në 1-2.

PSG reagoi shpejt dhe riktheu qetësinë në minutën e 68-të. Desire Doue bëri një depërtim të bukur individual, hyri në zonë dhe realizoi me një goditje të saktë për rezultatin 1-3.

Skuadra e Luis Enrique ishte pranë golit të katërt në minutën e 74-të, kur Ibrahim Mbaye (74’) provoi me një goditje të shpejtë nga brenda zonës, por topi u përplas në traversë, duke i mohuar atij golin.

Metz nuk u dorëzua dhe arriti të rihapte sërish ndeshjen në minutën e 82-të. Gauthier Hein asistoi për Georgiy Tsitaishvili, i cili nga afërsia goditi saktë në anën e djathtë të portës, duke e lënë portierin e PSG-së të pafuqishëm dhe duke e çuar rezultatin në 2-3.

PSG-ja vazhdon në krye të Ligue 1 me 36 pikë derisa Lens qëndron në fund me vetëm 11 sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app