PSG bën ofertën e fundit për Skriniar, Interi ende nuk ka kthyer përgjigje

369:"FC Internazionale v Villarreal CF - Pre-Season Friendly Milan Skriniar during the Pre-season Friendly match between FC Internazionale Inter and Villarreal Club de Futbol, at Giovanni Cornacchia Stadium Stadio Adriatico on August 6, 2022 in Pescara, Italy. Pescara Italy PUBLICATIONxNOTxINxFRA Copyright: xLorenzoxDixColax originalFilename:dicola-notitle220806_npqbH.jpg 14:"IMAGO/NurPhoto
Paris Saint Germain nuk është dorëzuar ende për të nënshkruar me Milan Skriniar.
Gjiganti francez ka bërë një ofertë të re në drejtim të Interit për qendërmbrojtësin sllovak.
Kampioni në fuqi i Francës ka dorëzuar ofertën prej 70 milionë euro në zyrat e Interit.
Mediat italiane dhe ato franceze janë duke raportuar se Interi është duke e vlerësuar ofertën dhe mund ta pranojë atë nëse siguron shërbimet e një tjetër mbrojtësi.
Skriniar është i hapur për kalimin në Francë, pasi PSG i garanton pagë shumë më të lartë se sa Interi, por klubi italian ende nuk ka pranuar shitjen e tij.
Gjtihsesi afati kalimtar në Francë është i hapur deri në ora 00:00 dhe PSG do të bëj përpjekje maksimale për të nënshkruar me Skriniar. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































