Pse vendosi Hekuran Kryeziu ta përfundoj karrierën në moshën 30-vjeçare dhe me çfarë biznese po merret në Zvicër

Hekuran Kryeziu ishte i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.
Ish-futbollisti kosovar ka rrëfyer shumë prapaskena interesante nga karriera e tij, ndër tjerash edhe pse vendosi të pensionohej nga futbolli si 30-vjeçar.
“Normal nëse luan në nivele të larta, nuk e lë futbollin si 30 vjeç”, rrëfen Kryeziu në “Arena e Yjeve”.
“Në Winterthur nuk më përshtatej dhe ja pata fillu me një koleg timin, që ka qenë edhe ai futbollist, Ardian Winter, që pat lujt edhe për kombëtaren e Zvicrës”.
“Patëm filluar me disa biznese dhe në ato momentet erdha me një fazë që thash me vete që nëse është kjo që unë ta përfundoj karrierën në Superligën e Zvicrës...”, shtoi ish-futbollisti kosovar.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink dhe Air Munich./Telegrafi/

















































