Emri i Milan Radoiçiqit është aktualizuar sërish këtë javë, pas qarkullimit të një fotografie, në të cilën shihet bashkë me ambasadorin e Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq. Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, por ende është në liri. Deri ku ka shkuar procesi?
“Milan Radoiçiq është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës” – Shtetet e Bashkuara janë të qarta në qëndrimin e tyre për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, i cili, nëpërmjet avokatit të tij, mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur të shtatorit të 2023-tës, në Banjskë.
Kanë kaluar më shumë se pesë muaj prej sulmit në veri të Kosovës, si pasojë e të cilit u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbim e sipër të zjarrit, më pas u vranë edhe tre sulmues.
Për Radoiçiqin ende nuk ka vendim prej drejtësisë.
Disa burime i patën thënë Radios Evropa e Lirë se sistemi i drejtësisë në Kosovë do të ngrejë aktakuzë kundër Radoiçiqit në tre muajt e parë të 2024-tës.
Diçka e tillë nuk ka ndodhur ende.
REL-i ka marrë vesh nga burime të tjera se hetimet për rastin janë drejt përfundimit, por aktakuza nuk pritet as gjatë muajit mars.
Hetime paralele
Pas sulmit në fshatin e komunës së Zveçanit, Radoiçiq – i përfshirë në listën e zezë amerikane për pjesëmarrje në krim të organizuar ndërkombëtar – ka shkuar në Serbi.
Atje, Prokuroria e Beogradit e ka marrë në pyetje dhe ndaj tij është ngritur aktakuzë për disa vepra, përfshirë trafikimin e armëve dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.
Megjithatë, ai tani është në liri, teksa është thënë se atij i janë konfiskuar dokumentet dhe se i ndalohet shkuarja në Kosovë.
REL-i i është drejtuar Prokurorisë në Beograd për të kuptuar më shumë për fazat e procesit gjyqësor, por nuk ka marrë përgjigje.
Më 8 shkurt, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i pati thënë REL-it se është duke verifikuar dëshminë e Radoiçiqit dhe se po mbledh dëshmi, në bashkëpunim me policinë dhe doganën, “për të përcaktuar prejardhjen e armëve dhe kanalet përmes së cilave ato kanë mbërritur në Kosovë”.
Bashkëpunimi Kosovë-Serbi në fushën e drejtësisë është pothuajse vetëm në letër.
Më 2013, palët kanë arritur Marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike, mirëpo ato nuk kanë bashkëpunim të mirëfilltë në çështjet penale.
“I mbrojtur në Serbi e nga Serbia”
Zyrtarët shtetërorë të Kosovës kërkojnë vazhdimisht që Radoiçiq dhe vetë shteti serb të mbahen përgjegjës për sulmin në Banjskë, të cilin e konsiderojnë “terrorist”.
Më 13 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Radoiçiq “është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi e nga Serbia”.
“Deri sot, Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për sulmin terrorist, paçka se përfshirja e saj direkte është bërë e njohur publikisht e botërisht”, u shpreh Kurti.
Beogradi zyrtar, në anën tjetër, e mohon përfshirjen në këtë sulm.
Fletarrestimi nga INTERPOL-i
Përveç hetimeve paralele për Radoiçiqin, Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) ka lëshuar fletarrestim për të në dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të Kosovës, përmes Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, pati thënë se ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë është i pamundshëm, pasi të gjitha hetimet do të kryhen prej “gjykatave vendase”.
Bojan Ellek, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politika të Sigurisë, i pati thënë Radios Evropa e Lirë muaj më parë se ekstradimi i Radoiçiqit vështirë se mund të ndodhë, pasi vendet anëtare të INTERPOL-it veprojnë sipas legjislacionit të brendshëm – dhe, në rastin e Serbisë, ajo nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, pati thënë se, përveç Radoiçiqit, edhe të gjithë të dyshuarit tjerë për kryerjen e sulmit në Banjskë janë futur në sistemin e INTERPOL-it me fletarrestime. Sipas tij, më shumë se “80 terroristë” kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë.
Lidhjet e Serbisë me Radoiçiqin
Ditëve të fundit është duke qarkulluar një fotografi, ku Radoiçiq shihet në shoqërinë e ambasadorit serb në Uashington, Marko Gjuriq.
Autoritetet serbe nuk kanë treguar se ku dhe kur janë takuar ata dy.
Vetë Gjuriq ka thënë se asnjëherë nuk i ka fshehur dhe as nuk është turpëruar për kontaktet publike lidhur me punën që ka.
Pas Banjskës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pati pretenduar se Radoiçiqin e ka pasur bashkëpunëtor të afërt, dhe jo mik.
Çfarë bëri Radoiçiq pas sulmit?
Radoiçiq ka hequr dorë prej pozitës që ka pasur në Listën Serbe dhe prej pronësisë në disa kompani në Serbi.
Autoritetet serbe patën thënë se ai gjendet “në territorin e Serbisë qendrore”.
Predrag Petroviq, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Siguri, ka thënë ditë më parë se Radoiçiq tani paraqet një “barrë të madhe” për autoritetet në Beograd.
“Nga Serbia pritet që ta ndjekë penalisht Radoiçiqin. Aktualisht, nuk kemi informacione se Serbia po e bën këtë. Regjistrimet e fundit tregojnë të kundërtën – se Radoiçiq gëzon privilegje të mëdha të autoriteteve në Beograd”.
Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht bën thirrje që të zbardhet ky rast dhe që fajtorët të përballen me drejtësinë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza në dy lagje të Prishtinës: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, besoni në mundësitë që ofron vendi ynë
“Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës”, avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri