Një konflikt i gjatë, mijëra viktima, diplomacia që nuk arrin të gjejë një zgjidhje, shumë aktorë dhe faktorë në skenë.
Pse po ndodh lufta në Siri? Është një nga pyetjet më të shpeshta të njerëzve në motorin e kërkimit Google në internet.
Pyetje që sigurisht kanë një ose disa përgjigje për konfliktin që ka nisur prej më pak se gjashtë vjetësh dhe që duket sikur nuk ka fund.
1 – Kur filloi kriza?
Në mars 2011 shpërtheu revolta popullore kundër regjimit të drejtuar nga Bashar Asad. Pushteti reagoi ndaj protestave me një represion të paprecedent. Manifestimet më pas u shndërruan në një luftë të armatosur.
2 -Kush janë Asadët?
I përkasin komunitetit minoritar të “alavitëve”. Bashar u ngjit në krye të pushtetit në vitin 2000 pas vdekjes së të atit, Hafez, i cili ishte bërë president pas një grushti shteti në 1970-ën. Pasardhësi i paracaktuar ishte Basil Asad, por djali tjetër i ish-presidentit vdiq në një aksident rrugor dhe ai projektoi Basharin si kreun e një regjimi që gjithsesi ka një mbështetje jo të vogël në një pjesë të popullatës.
3 – Kush janë rebelët?
Janë disa syresh. Fillimisht ishin dezertorë të ushtrisë, të cilët kanë pasur një kauzë të përbashkët me zonat e protestës. Sot operojnë një duzinë fraksionesh nacionaliste, islamiste, kaediste dhe i pranishëm është edhe ISIS-i. Marrëdhëniet mes formacioneve nuk janë gjithnjë të thjeshta, ndryshimet e aleancës janë të vazhdueshme, përplasjet, por edhe betejat mes tyre nuk mungojnë. Pika e dobët është mungesa e kohezionit, mungesa e një projekti të përbashkët dhe një lidership i paidentifikuar mirë.
4 – Kush i mbështet kryengritësit?
Arabia Saudite, Katari dhe Turqia mbështesin grupe të ndryshme me para, dërgojnë armë, mbështetje direkte dhe jo direkte. Secili nga këto shtete, manovron për të ushtruar rolin e tij përmes “kuajve” lokalë. Vendet perëndimore, sidomos SHBA-të, Franca e Britania e Madhe, kanë garantuar ndihma për disa “brigada” të opozitës, por me shumë kujdes. Ekziston gjithnjë frika për të zgjedhur partnerin e gabuar.
5 -Kush e mbështet regjimin?
Rusia, e cila ka zhvendosur në Siri një kontingjent ushtarak dhe disponon disa armë të rënda. Irani, i cili prej kohësh është aleat i Sirisë, ka dërguar këshilltarë dhe rekrutuar militantë shiitë në Afganistan, Pakistan, Liban dhe Irak. Elementë që më pas i ka dërguar të luftojnë në krah të trupave qeveritare. Po ashtu, edhe lëvizja shiite libaneze Hezbollah. Teherani nga ana e tij, e konsideron këtë konflikt si pjesë të një lufte mes shiitëve dhe sunitëve. Për të njëjtën arsye, vendet e Gjirit Persik, janë mobilizuar në favor të kryengritjes.
6 – Cilat janë objektivat e kryengritësve?
Të rrëzojnë nga pushteti Asadin dhe ta zëvendësojnë në me një formë të re të qeverisë. Por mbi të ardhmen, idetë janë të ndryshme dhe nuk mungojnë ata që mbështesin Shtetin Islamik. Në të shkuarën, vendet që mbështesin opozitën, kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të diktatorit, qëndrim që më pas është zbutur. Lideri sirian duhet të largohet, por jo menjëherë. Ekziston frika e vakumit të pushtetit, kështu që shpresohet në një formë të tranzicionit.
7 – Cilat janë objektivat e Asadit?
Plani A: rimarrja e tërë territorit sirian në kontroll. Plani B: krijimi i një shteti që përfshin qendrat urbane kryesore dhe zonën bregdetare. Ka rreziqe të dukshme të shkatërrimit, në veçanti në zonën e veriut në kufi më Turqinë. Këtu, luftëtarët kurdë, duke luajtur në shumë “tryeza”, synojnë të forcojnë rajonet e tyre. Dhe për këtë manovrojnë duke kërkuar mbështetje nga Amerika dhe Rusia deri dhe në disa zona të regjimit. Raportet fluide: Damasku nuk kërkon fragmentarizmin e konfliktit.
8 – Kush janë objektivat e Turqisë?
Krijimi i një zone të sigurisë në veri të Sirisë me dy objektiva: parandalimi i lindjes së një entiteti autonom kurd dhe disponimi i një zone të kontrolluar nga rebelët pro-kurdë për të ndikuar në të ardhmen e Sirisë. Në muajt e fundit, marrëdhëniet me Rusinë janë bllokuar. Ishin në prag të një lufte, kohët e fundit ka pasur një afrim mes palëve, ndoshta i përkohshëm dhe taktik. Gjithçka ndryshon shumë shpejt dhe sipas zonave gjeografike ose të momentit.
9 – Cilat janë objektivat e Rusisë?
1) Mbrojtja e aleatit sirian. 2) Shfaqja e pranisë së saj ushtarake në zonë. 3) Rritja e ndikimit në Mesdheun perëndimor. 4) Mbajtja ulët e ambicieve turke dhe përplasja me hapin e SHBA-ve. Prej këtej vjen dhe prania e trupave në Siri dhe një zhvendosje e madhe aero-detare në zonë. Kundërshtarët e vërtetë të Kremlinit, janë kryengritësit, ISIS është i dyti në listë. Qëllimi është ai për të zmbrapsur rebelët drejt krahëve më ekstremë në botë, për t’i mohuar ekzistencën e një alternative “të pastër” për regjimin. Dhe efektivisht, aksioni i Kremlinit nuk ka shpëtuar vetëm Sirinë, por e ka lejuar të rifitojë shumë terren në krahasim me kundërshtarët.
10 – Cilat janë objektivat e SHBA-ve?
Lufta kundër Shtetit Islamik dhe ndikimi përmes rebelëve në të ardhmen e Sirisë. Megjithatë, presidenca Obama ka qenë shumë e kujdesshme. Shtëpia e Bardhë ka shmangur përfshirjen e saj në një konflikt disa palësh. Amerikanët kanë pastaj dy zona sigurie, baza nga të cilat kryejnë operacione kundër xhihadistëve të Kalifatit. Përveç ISIS-it, ata kanë goditur edhe kaedistët e frontit Al Nusra.
11 – Cilat janë objektivat e ISIS-it?
Mbrojtja e zonave të Kalifatit, duke ruajtur pjesën territoriale mes verilindjes së Sirisë dhe Irakut. Njerëzit e Al Baghdadit kontrollojnë dy lokalitete: Rakan dhe Deir ez Zour. Në konfliktin sirian ata luftojnë kundër rebelëve, SHBA-ve, kurdëve dhe regjimit. /GSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tragjedia ajrore në SHBA me asnjë të mbijetuar, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke
Trump do të vendosë tarifa ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës
Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?