LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk po blihen veturat e vjetra të Qeverisë? (Video)

Pse nuk po blihen veturat e vjetra të Qeverisë? (Video)

Ka gati një vit që presin blerës, por veturat e vjetra të Qeverisë nuk po shitën, raporton KTV.

Ndonëse për to është organizuar ankand publik, e me çmim jo më shumë se 1500 euro, Ministria e Administratës Publike, e cila ka udhëhequr procedurat e këtij ankandi, deri tash nuk ka arritur t’i shesë as gjysmën e tyre.

Prej 160 automjeteve sa ishin cilësuar si të vjetra, e jashtë përdorimit për dikasterët qeveritarë, vetëm për 40 vetura qeveritare ka pasur blerës.


Sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Administratës Publike, Arton Berisha thotë se asnjë veturë nuk e ka pasur çmimin e njëjtë dhe ajo është caktuar nga vetë ministritë, automjetet e të cilave kanë qenë për shitje.

Për shkak se ankandi i parë nuk është treguar i suksesshëm, Ministria e Administratës Publike tashmë po planifikon që shitjen e veturave ta provojë sërish nëpërmes një ankandi tjetër publik.

ROZAFA VETURAT ANKAND 18 05 from Koha.net on Vimeo.

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori