Raportet 24 orëshe të Policisë së Kosovës tregojnë se sulmet ndaj zyrtarëve policorë janë shtuar së fundmi në Kosovë.
Ish-hetues policor dhe ekspertë të sigurisë kanë treguar për RTV Dukagjini pse po vjen drejt tek një sjellje e tillë, prej qytetarëve ndaj zyrtarëve policor.
Ish-hetuesi policor, Hilmi Canolli, ka folur për sfidat e komunikimit mes Policisë së Kosovës dhe qytetarëve, duke theksuar se sjellja e qytetarëve ndaj policëve nuk është gjithmonë problematike, por ndodhin raste të veçanta kur mungesa e përvojës tek gjeneratat e reja të policisë mund të krijojë tensione.
“Polici duhet të sigurojë vendin e ngjarjes dhe të ruajë sigurinë e tij. Në disa raste, mungesa e përvojës dhe emocionet e policëve të rinj mund të ndikojnë në nivelin e tyre të sigurisë, duke shkaktuar situata të tensionuara”, ka deklaruar Canolli.
Ai ka shtuar se qytetarët duhet të respektojnë rregullat, si qëndrimi në veturë kur ndalen nga policia, për të shmangur konflikte të panevojshme.
Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, ka theksuar se Policia e Kosovës është organi kryesor i sigurisë në vend dhe buron nga populli.
Ai ka bërë thirrje për respekt më të madh ndaj policëve, duke theksuar se sulmi ndaj tyre është sulm ndaj shtetit.
“Në vitin 2024, janë raportuar mbi 2,000 ankesa ndaj policisë, nga të cilat disa janë adresuar me suspendime dhe masa ligjore”, ka thënë Dashevci, duke shtuar se çdo shkelje nga ana e policëve trajtohet me seriozitet.
Ndërsa avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka vënë theksin tek aspekti ligjor, duke rikujtuar se pengimi apo sulmi ndaj personit zyrtar përbën vepër penale dhe ndëshkohet me burgim deri në pesë vite.
“Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm në vend dhe duhet të respektohet. Nëse qytetarët ndihen të cenueshëm nga ndonjë veprim policor, ata duhet të ndjekin rrugët ligjore, jo të reagojnë me dhunë”, ka deklaruar ajo.
Përfundimisht, të gjithë ekspertët janë pajtuar se respekti reciprok mes qytetarëve dhe Policisë së Kosovës është kyç për një shoqëri të sigurt dhe funksionale.
Ndryshe një person ishte arrestuar në fillim të këtij muaji në Prizren pasi kishte sulmuar një zyrtar policor derisa ky po e verifikonte pasi figuronte në listën e personave në kërkim.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje në dënimit pasi kishte dy urdhërarreste aktive.
Polici i lënduar ka pranuar trajtim mjekësor, e rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Importi i mishit të pulës me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë, procedohen tre inspektorë të AKU-së në Shqipëri

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Mandl: Qeveria duhet të ketë agjendë të qartë për dialogun

Policia ndalon një shtetas turk, i sekuestrohet botoks në vlerë 150 mijë euro

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata