Site icon Telegrafi

Pse flokët e Margaret Thatcher janë cilësuar si një armë e fuqishme politike?

Portretizimi që i bënë Gillian Anderson ish-kryeministres së ndjerë Margaret Thatcher, në serialin ‘The Crown’, na sjellë në vëmendje forcën që kishte ‘Zonja e Hekurt’. Jo vetëm në vullnet dhe politikë por dhe në mënyrën se si ajo i stilonte flokët

Frizura e saj e palëvizshme, nuk ishte rastësi, por një ‘armë’ e ndërtuar me kujdes për të dhënë imazhin e saj të hekurt, gjë që nuk është e pazakontë për gratë në pushtet, veçanërisht kur ato janë më të shumta se burrat e fuqishëm.

Flokët kanë një fuqi si asnjë aksesorë tjetër, veçanërisht nëse modeli i tyre është i njëjtë gjatë gjithë kohës, kthehen në një simbol për karakterin tuaj.

Në të vërtetë, nëse Margaret Thatcher do të kishte një model të zakonshëm flokësh, ndoshta në gjatësinë e shpatullave, ka gjasa që ajo mos ta transmetonte në mënyrën e duhur imazhin e ‘Zonjës së Hekurt’.

Një model i fuqishëm i flokëve ka nevojë për dy elemente për të imponuar ndjenjën e përuljes: lartësinë dhe ngurtësinë. Shtimi i vëllimit joproporcional në kurorën e kokës ju jep një ndjenjë madhështie në pamjen tuaj të përgjithshme.

Natyra e ngurtë dhe e palëvizshme e flokëve të Thatcher tregonte se ajo nuk përulej lehtë, si edhe të japin mesazhin e padepërtueshmërisë.

Modeli ‘famëkeq’ i flokëve të Margaret Thatcher nuk është krijuar për t’u pëlqyer dhe prandaj rrallëherë merret si frymëzim. Sidoqoftë, parukierë të njohur parashikojnë një rikthim të këtyre modelesh flokësh në 2021-shin.

Andreas Wild nga salloni i flokëve të Larry King në Londër thotë: “Në vitet 1980-të gratë ishin më të guximshme me flokët e tyre. Covid na ka detyruar të futemi në modele më të thjeshta dhe të zakonshme, por, nga bisedat që po bëj me klientët e mi, shumë prej tyre janë gati të eksperimentojnë përsëri. Unë mund të shoh një kthim në modelet e flokëve me shumë volum vitin e ardhshëm – kjo tashmë po ndodh në industrinë e modës dhe muzikës.”

 

Exit mobile version