Partia Socialdemokrate ka realizuar sot një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë, ku vendosën disa kafazë brenda të cilëve kishin vendosur mikrofonët, në shenjë revolte ndaj situatës me mediat në Kosovë.

PSD theksoi se kryeministri Kurti i do mediat e mbyllura, të kufizuara, të disiplinuara, të varura dhe pa imagjinatë.


364172661 293967646643508 3584146648926324978 n

"Jo vetëm pa kritikë, por edhe pa sens për kritikë. T’i këpusim shqisat. Kafazi është hapësira që ua ka nda. Sulmi ndaj mediave është me paramendim. Caku që pushteti aktual ka vënë merr me vete krejt çka i del përpara, deri në mbërritje. Të paktën këtë e dëshiron. E kësaj nuk i shpëtojnë dot as mediat, siç nuk i shpëtuan as mësimdhënësit, as sindikatat, as tregimi për UÇK-në. E gjithë shoqëria është në shënjestër. Një vetëdije e re po tentohet të mbjellët, dhe kjo përmes falsifikimeve", u tha gjatë aksionit.

Tutje, PSD shtoi se antikorrupsioni është lidhur me antikombëtarizimin.

364209954 1337019853556054 7076675714605823379 n

"Se kjo dhezë, apo jo? Ta ushqejmë nacionalizmin, siç bëri me veriun e vendit. Pushteti na bëri sinonime, sepse propaganda nuk guxon të ketë hapësira të pambuluara shpjegimi. Ka përgjigje për çdo gjë. Ajo thotë: ata që nuk e duan vendin, na e vodhën, sepse veç një antikombëtar vjedh. Ky moral i hekurt është grusht për këdo që analizon e kritikon.

Prandaj sulmohen mediat. Dhe nuk ka nisur dje. Fillimisht duke abstenuar në emisione, tutje përzgjodhi RTK-në, të cilës ia kontrollon bordin (por doli veprim i paligjshëm shkarkimi i bordit të kaluar), deri tek mbyllja që filloi me Klan Kosovën. Në një rend autoritar çështjet teknike janë çdo here edhe politike", u shprehen organizatorët e këtij aksioni.

364220872 266751336076940 6121955529915195148 n

PSD parashtroj një pyetje: çka iu duhen mediat?

"E po, propaganda nuk është vetëm transmetim lajmesh, ajo interpreton ato sipas versionit zyrtar. Dhe me këtë vdes pluraliteti". /Telegrafi/

364212703 981303903190440 4269457302104928083 n

363823136 242657525344542 2955442668084357340 n