Gjatë tërë vitit kemi parë ilustrime të ndryshme, brenda të cilave është një enigmë që nevojitet të shikohet me vëmendje për ta zbuluar.

Meqenëse festat e fundvitit janë afruar, është publikuar një vizatim në të cilin janë të vendosur dhjetëra babagjyshër të Vitit të Ri, transmeton Telegrafi.


Provoni të gjeni delen e fshehur në mesin e babagjyshave foto Në ketë ilustrim ndodhet edhe një dele

Në mesin e kapelave të kuqe dhe mjekrave të bardhja, ndodhet edhe një dele e vogël. Pos syve dhe veshëve, kafsha nuk dallon aspak nga mjekrat e gjata.

Nëse nuk po mund ta vëreni se ku ndodhet, në fotografinë e postuar më poshtë, e keni të rrethuar me rreth të kuq. /Telegrafi/

Provoni të gjeni delen e fshehur në mesin e babagjyshave foto 2 Kafsha është e fshehur brenda rrethit të kuq