LAJMI I FUNDIT:

Provoi ta zbriste motoçikletën nëpër shkallë, kinezja humbi kontrollin dhe goditi murin (Video)

Provoi ta zbriste motoçikletën nëpër shkallë, kinezja humbi kontrollin dhe goditi murin (Video)

Derisa përpiqej ta zbriste motoçikletën, nëpër shkallët e një nënkalimi në Kinë, një grua humbi kontrollin dhe goditi fytyrën për muri.

Në fakt, ajo ishte e padurueshme që të priste në radhë, për të kaluar si duhet nëpër shiritin e dedikuar mjeteve të ndryshme me rrota, transmeton Telegrafi.

Megjithëse e mbajti gjatë për timoni edhe pse kërcente nëpër secilën shkallë, nuk mundi ta frenonte dhe u rrotullua me gjithë të.


Nuk raportohet për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa filmi përfundon pa treguar nëse iu ofrua ndonjë ndihmë që të largohet prej aty. /Telegrafi/

https://youtu.be/nux33tc0DcE