LAJMI I FUNDIT:

Protokolli i rehabilitimit për frakturën Colles

Protokolli i rehabilitimit për frakturën Colles
Msc. Pht. Irfan M. Tifeku

Një rast studimi i një gruaje 74 vjeçare, e cila prezantoi një muaj trajtim pas lëndimit të kyçit të saj të majtë, është paraqitur në klinikën tonë dhe është përshkruar më poshtë.

Msc. Pht. Irfan M.Tifeku
Master of Physiotherapy
+383 45 330 144, Prishtinë
00447770083120, Londër

Fraktura Colles është përkufizuar si një frakturë tranverse lineare e radiusit skijor afërsisht 20-35 mm, proksimal tek sipërfaqja artikulare me angulimin shpinor të fragmentit skijor.

Femrat janë më të prekura se sa meshkujt për këtë lloj lëndimi dhe ka një precedent historik për osteoporozë. Frakturat të qëndrueshme Colles prezantohen me thërrmim minimal. Frakturat e paqëndrueshme janë dukshëm të thërrmuara, shpesh me shkëputje përkatëse të stiloidit ulnar ose radial që kanë potencial të shkaktojnë ngjeshje neuropatike, veçanërisht në nervin e mesëm.


Komplikime të tjera janë raportuar përfshirë distrofinë reflekse dhe sëmundjet e lidhjeve degjenerative. Një rast studimi i një gruaje 74 vjeçare, e cila prezantoi një muaj trajtim pas lëndimit të kyçit të saj të majtë, është paraqitur në klinikën tonë dhe është përshkruar më poshtë. Një protokoll trajtimi është prezantuar për të rikthyer pacientët me këtë lloj lëndimi, tek aktivitetet e tyre para aksidentit.

Rast studimi

Një grua 74 vjeçare raportoi një fillim akut të dhimbjes në kyçin e majtë. Kjo dhimbje vinte si rezultat i një gabimi, i një rrëshqitjeje mbi dysheme, ku pacientja kishte përfunduar e shtrirë dhe ka zgjatur dorën. Ajo është dërguar menjëherë në spital, ku i janë bërë një seri filmimesh radiografike dhe është zbuluar një frakturë Colles, pa thërrmime.

Asaj, i është vendosur dora në allçi (gips) për 4 javë, kohë gjate së cilës, ajo i është drejtuar klinikës për vlerësim dhe rehabilitim. Pacientja është ankuar për një dhimbje të vazhdueshme dhe humbje të ndjenjave të shoqëruara me rrjedhje mesatare të radiusit skijor të majtë. Dhimbja është raportuar të jetë më e rëndë përgjatë ecjes në mëngjes dhe ju ka lëhtësuar nga përdorimi i medikamenteve.

Vlerësimi goniometrik i kypit të majtë ka zbuluar një humbje të një vargu aktiv të lëvizjeve në ekstensionin komplet, respektivisht në fleksion 50 dhe deviacion radial e ulnar prej 10. Testimi i dinamometrit ka treguar një forcë prej 5 lbs në ekstremitetin e majtë dhe 35 lbs në ekstremitetin e djathtë. Testimi neurologjik i pjesës cervikale dhe ekstremitetit të sipërm ishin bilateral të pandreqshëm. Lidhjet e ekstremitetit të sipërm të paprekura, ishin të lira nga dhimbjet. Testimi ortopedik i pjesës cervikale, lidhjeve (kyçeve) të shpatullës, lidhjet e bërrylit dhe sindroma karpale tunel, ishin të pandreqshme.

Trajtimi fillestar dyjavor, konsiston në përdorimin e akullit (Krio-terapi) për të reduktuar ënjtjen duke u pasuar nga një varg pasiv, i lehtë i ushtrimeve të lëvizjeve aq sa toleron pacienti. Pasi është reduktuar e ënjtura, bëhet e mundur aplikimi i (kompresës hot) të nxehtit duke përdorur parafinën, që rrit qarkullimin dhe lëvizshmërinë. Në këtë pikë, pacientja hyri në një program aktiv të mbikëqyrur për tre javë të tjera. Programi u fokusua në rritjen e lëvizshmërisë dhe forcimin e ekstremitetit të lënduar.

Në fund të periudhës 5-javore të trajtimit, ënjtja e radiusit skijor ishte reduktuar në mënyrë të konsiderueshme dhe vlerësimi goniometrik i vargut aktiv të lëvizjeve, kishte përmirësuar në 25 në fleksion, 50 në ekstension dhe 5 në të dyja deviacionet ulnar dhe radial. Subjektivisht, pacientja akoma raportonte dhimbje në ekstensionin e kyçit të dorës, gjithsesi dhimbja e madhe ishte reduktuar në mënyrë të konsiderueshme.

Literatura për menaxhimin konservativ të frakturave Colles ka rezultate që janë në konflikt me njëra-tjetrën. Dias et.al raporton se mobilizimi i hershëm i kyçit, rezulton me një shërim më të shpejtë dhe rikuperim të forcës së lëvizjes pa influencën negative të progresionit të deformimit të mbetur. Prognozat më të varfra janë të shoqëruara me përdorimin e hedhjes në allçisë mbi fasho dhe zhvendosjen e linjave të frakturës. McAuliffe, raporton se mobilizimi i hershëm demonstron një përmirësim të dallueshëm në forcë dhe dhimbje, gjithsesi ky nuk është përmirësim domethënës në stadin final të lëvizjes së kyçit. Në studimin e tij të dobësimit post-frakture dhe vargut të zvogëluar të lëvizjeve, Kaufman raporton shërim domethënës nga një trajtim unik interkarpal dhe radiokarpal në fleksion dhe ekstension.

Pavarësisht rezultateve të ndryshme e të shumta, në përgjithësi është pranuar se rehabilitimi i hershëm i lidhjeve dhe ligamenteve, parandalojnë zbatimin e indeve të buta, sigurojnë rritjen e qarkullimit në shërimin e kockave dhe asistojnë në reduktimin e edemeve. Rasti i raportuar në klinikë konturon një protokoll të rehabilitimit të përdorur për të përmirësuar një varg lëvizjesh dhe kontroll të forcës në frakturën stabel të palëvizshme Colles.

Protokolli i rehabilitimit për frakturat Colless

1. Ushtrime izometrike

Fleksion dhe ekstension të kyçit

2. Varg aktiv i ushtrimeve të lëvizjeve

Shtrirje e asistuar për të parapërgatitur muskulaturën fleksore dhe ekstensore si dhe deviacionin radial/ulnar
Ushtrime ekstensioni duke duruar pesha në dorë në baze të tolerancës së pacientit
Shtrirje aktive e brezit të shpatullës dhe muskulaturës së prangosur rotatore
Shtrirje aktive e bërrylit në fleksion dhe muskulaturës në ekstension

3. Ushtrimet e muskulit të brendshëm të dorës

Kundërshtim të gishtit të madh
Ushtrime të përsëritura rrethore me peshqir

4. Rutina forcuese

Bicepsi përdridhet me një peshë afërsisht 1½ – 2 kg
Abduksioni i shpatullës, fleksioni dhe ekstensioni bëhen me pesha 2 kg.
Ngacmime të përsëritura me top gomë në kyçin e prekur
Fleksion dhe ekstension të kyçit duke përdorur pesha 1½ kg dhe pesha rritet në bazë të tolerancës së pacientit

5. Aktivitetet funksionale

Pacienti është i inkurajuar të rimarrë aktivitetet e para-aksidentit që përfshijnë ekstremitetin e prekur.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori