LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, kërkojnë vazhdimin e punës në KEK

Protestojnë punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, kërkojnë vazhdimin e punës në KEK

Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit” kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës.

Sipas tyre, arsyeja e protestës është ndërprerja e punës nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Ndaj, ata po kërkojnë kthimin dhe vazhdimin e punës në KEK.


“KEK-u na ka lënë pa vende pune. Ka bërë padrejtësi ndaj neve. 166 punëtorë prej vitit 2003 jemi të larguar nga puna. Kërkojmë kthimin në KEK dhe vazhdimin e punës. Kosova Thëngjilli është kompani që bën shitjen e prodhimit”, tha para mediave Imri Restelica, organizator i protestës.

Ai tregoi se edhe më herët kanë pasur problem me kontrata dhe sipas tij, kjo është padrejtësi.

“Edhe më herët kemi pasur probleme me kontrata, por vazhdimisht na bëhet kjo padrejtësi dhe kërkojmë që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet ky problem. Ne kemi kontratë deri në fund të vitit, por pasi është shpenzuar sasia e thëngjillit qe e kemi pasur në kontratë na është ndalur puna”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori