LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë pronarët e kioskave, kundërshtojnë ankandin e Komunës së Prishtinës

Protestojnë pronarët e kioskave, kundërshtojnë ankandin e Komunës së Prishtinës

Me pankarta nëpër duar si “Jo ankand i dhënë para se me dal në shpallje”, “Krejt s’mund të bëhemi milionera”, “Me kioskat tona mbajmë familjet tona” etj, pronarët e kioskave të Prishtinës janë duke protestuar para Komunës së Prishtinës, pasi kërkojnë që Komuna e Prishtinës t’ia vazhdoj kontratën për shfrytëzim të këtyre kioskave.

Përfaqësuesi i bizneseve të vogla në komunën e Prishtinës, Sabedin Hasani gjatë protestës tha se kriteret që ka shpall Komuna e Prishtinës për dhënien e këtyre kioskave për një afat kohor prej 15 vitesh janë diskriminuese.


Ai tha se me ato kritere Komuna e Prishtinës, i ka eliminuar qysh në fillim pronarët e kioskave.

“Kërkojmë që të hiqen kriteret diskriminuese nga Komuna e Prishtinës në ankandin e shpallur për dhënien në shfrytëzim të pronës në afat prej 15 vitesh për vendosjen e kioskave. Ato kritere janë: ketë të hyra apo qarkullim prej 5 milionë eurosh ose më shumë në tri vitet e fundit dhe të ketë rrjet tregtar prej minimum 5 dyqaneve apo marketeve në Komunën e Prishtinës. Kërkesat tona janë: asambleja të votoj me shumicë të votave që ne shfrytëzuesve aktual të na vazhdohet e drejta për shfrytëzimin e hapësirës ku ne punojmë nga 10 vite e tepër”, tha Hasani.

Pronarët e kiosqeve protestë para Komunës së Prishtinës
Lexo po ashtu Pronarët e kiosqeve protestë para Komunës së Prishtinës

Edhe njëra nga protestueset tha se po i kërkon të drejtat e veta për të punuar si dhe për të mbajtur familjen e saj.

“Kemi dal për të drejtat tona. Kioskat ku jemi ne tash po duanë t’i i heqin dhe me na lënë neve në rrugë. Kërkesa jonë është që të na lejnë të punojmë dhe të mbajmë familjet tona. Kryetari po donë me ia dhënë kioskat tona atyre që s’kanë ku i çojnë paret”, ka thënë ajo.

Ndryshe, kjo protestë mbahet në shenjë pakënaqësi për ndërrimin e këtyre kioskave me të reja duke mos diskutuar fare me pronarët dhe kushtet e reja që janë vënë për ta pasur një kioskë.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës dy nga kushtet që duhet plotësuar për të marrë në shfrytëzim një kioskë janë që aplikuesi të ketë të hyra apo qarkullim prej 5 milionë eurosh ose më shumë në tri vitet e fundit dhe të ketë rrjet tregtar prej minimum 5 dyqaneve apo marketeve në Komunën e Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori