Në shenjë solidariteti për gruan rome e cila u sulmua të mërkurën nga disa qytetarë në rrugët e Lipjanit, u mbajt një protestë nga një grup i vogël i qytetarëve në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Në këtë protestë i pranishëm ishte edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i cili gjatë protestës iu bëri thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të marrin përgjegjësi dhe t’i ndjekin ata persona për rastin në fjalë, transmeton Telegrafi.
“Është prekur dinjiteti i secilit nga ne veç e veç. I bëj ftesë organeve të rendit, organeve të drejtësisë që të marrin në përgjegjësi dhe t’i ndjekin ata persona që kanë nisur këtë punë, që kanë propaganduar, përkrahur dhe nxitur mbi dinjitetin e një njeriu që rastësisht ai njeri ka qëlluar një grua. Ajo grua mund të jetë çdokush prej nesh në rrugët e këtij vendi. Këtë si shoqëri nuk duhet ta lejojmë sepse ky është rreziku më i madh”, ka thënë Kurteshi.
Ai po ashtu tha se Qeverisë së Kosovës nuk i intereson dinjiteti i njeriut.
“Sa unë dhe ju që jemi shqetësuar për këtë rast duhet të jenë dhe Qeveria e Kosovës, e cila nuk lejon që kjo çështje të ngritët në një seancë sepse ka lojëra politike që duhet bërë aty dhe më e pakta që ju intereson është dinjiteti i njeriut”, ka thënë ndër të tjera Kurteshi.
I pyetur nëse e njeh viktimën ai tha: ‘Nuk e njoh viktimën, për mu ka rëndësi që një njeri është sulmuar dhe kjo është kundër dinjitetit njerëzor. Unë nuk mund t’i njoh 2 milionë njerëz”.
Ndërkaq, qytetarët mbanin në duar pankarta me mbishkrime “Lajmet e rreme, rrezik për jetën”, “T’i rrisim fëmijët me dashuri e jo me fobi”, “Mbroje jetën e tjetrit se bie vet brenda”, etj.
Ndryshe, sulmi ndaj gruas rome ndodhi pas disa lajmeve të pavërteta të shpërndara në rrjetet sociale, ku disa qytetarë kërkonin që të bëhet kujdes nëse haset në këtë grua, pasi që sipas tyre ajo po vidhte fëmijët. Lajm ky që u demantua nga Policia e Kosovës. Për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj hodhi poshtë këto pretendime, ajo konfirmoi se gruaja rome nuk është në kërkim policor dhe që nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?