Protestuesit nga “Revolucioni Laraman” sot do të protestojnë në Strumicë, Kumanovë, Gostivar, Resnjë, Sveti Nikole dhe Manastir, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protestat në Manastir do të fillojnë në 18:30 ndërsa në Strumicë, Kumanovë, Gostivar, Resnjë dhe Sveti Nikollë do të fillojnë në ora 19.


Kërkesa prioritare është mendimi i Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e  Prokurorisë Speciale si dhe ndalimi i ndjekjes së protestuesve.

Për nesër është paralajmëruar protestë para Prokurorisë Speciale Publike në Shkup në ora 18./Telegrafi/