Protesta e Policisë shtyhet për afat të pacaktuar

Gjatë këtij takimi, menaxhmenti policor u zotua se gjatë muajit shkurt të këtij viti do të bëjë një zgjidhje urgjente për përmirësimin e mirëqenies së oficerëve të Policisë së Kosovës, thuhet në një komunikatë për opinion.
Sidoqoftë, Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka thënë se, "protestën e kemi shtyrë, por nuk e e kemi anuluar". Ai ka thënë se shtyrja e protestës është bërë pas një marrëveshjeje të arritur me stafin menaxhues të Policisë.
Pavarësisht nga ky kompromis i arritur, Sindikata e Policisë nuk heq dorë nga Marrëveshja e nënshkruar në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Sindikatës së Policisë në tetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































