LAJMI I FUNDIT:

Protesta e paralajmëruar nga serbët, QUINT-i dhe BE-ja: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por edhe përgjegjësi nëse eskalon situata

Protesta e paralajmëruar nga serbët, QUINT-i dhe BE-ja: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por edhe përgjegjësi nëse eskalon situata

Përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një deklaratë për media kanë shprehur qëndrimin e tyre për protestat e paralajmëruar për sot në veri të vendit, ndërsa kanë shprehur shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit ose dhunës.

Në deklaratë thuhet se qytetarët kanë të drejtën e tubimit paqësor por kanë edhe përgjegjësinë për të siguruar që tubime të tilla të jenë paqësore dhe të mos bëhen të dhunshme.

QUINT-i dhe BE-ja po ashtu i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo retorikë ose veprim që mund të rrisë tensionet.


“Ndër vlerat tona të përbashkëta demokratike janë e drejta për tubime paqësore… Forcat e rendit e kanë për detyrë ruajtjen e rendit publik dhe këtë duhet ta bëjnë pa cenuar parimet demokratike të fjalës së lirë dhe tubimit. QUINT-i dhe BE-ja gjithashtu përsërisin thirrjet e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përmbajtje dhe të përmbahen nga çdo retorikë apo veprim që mund të rrisë tensionet”, thuhet në deklaratë, raporton Telegrafi.

Konfirmon Policia: Lëvizjet e Njësisë Speciale në rrugën për Mitrovicë nuk ndërlidhen me ndonjë aksion
Lexo po ashtu Konfirmon Policia: Lëvizjet e Njësisë Speciale në rrugën për Mitrovicë nuk ndërlidhen me ndonjë aksion

Ndryshe, është raportuar se në veri të vendit pritet të fillojë protestë në orën 12:00.

Kjo pasi ditë më parë Qeveria e Kosovës ka refuzuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë.

Kurti: Kam informacione se në veri po përgatiten protesta
Lexo po ashtu Kurti: Kam informacione se në veri po përgatiten protesta

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ditë më parë pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media ka folur rreth çështjes së mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ndërsa u shpreh se nuk mund të thotë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mosmbajtjen e tyre, por sipas tij, nuk ka marrëveshje paraprake ndërmjet dy qeverive e që është edhe parakusht për mbajtjen serbe në Kosovë.

Kurti para gazetarëve të Kosovës ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur me faktin se nuk ka pranuar që gjithçka rreth mbajtjes të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë të përmbyllet përbrenda një letre  shkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori